Shpella e Ciklopit.10 vjet në Mesdhe .Odise a kishte të drejtë Homeri, që je endur nëpër dete? Dhe instrumentat në filmin e Nolanit

…Dhe harta e udhëtimit a ka lidhje :”shpella e Ciklopit” në Spile?

Gezim Llojdia

…Filmi Odisea ka në kolonen zanore melodin e instrumentave muzikor të përdorur nga Vendim Kapaj.Shkruar nga Christopher Nolan bazuar te Homeri dhe interpretuar nga aktoret

-Matt Damon,Tom Holland,Anne Hathaway…

1.

Në brigjet shkëmbore të Himarës, buzë një rruge që të çon drejt horizontit të kaltër,ndodhet një vend misterioz:Shpella e Ciklopit.Quhet ndryshe edhe “Shpella e Himarës”, por legjenda që e mbështjell ia ka dhënë një emër mitik, të fuqishëm, të mbarsur me mister.U ndala para saj si një udhëtar i vonuar, që kërkon gjurmët e heronjve të lashtësisë. Hyrja ishte e mbyllur një derë e heshtur prej hekuri, që ruante thellësinë e errët të kohëve. Nuk pata mundësinë të hyj brenda, por sytë e shpirtit më çuan përtej, duke ndjekur përshkrimet e arkeologëve që në vitin 1939 gërmuan aty dhe zbuluan shtresa të jetës njerëzore nga Epoka e Neolitit të Ri.

2.

Por misteri nuk mbaron këtu.Në vitin 2002, studiuesit patën fatin ta vëzhgonin brendinë e saj për të dalë në përfundimin se kjo shpelle mund të jetë edhe më e lashtë që nga epoka e Mezolitit. E njohur zyrtarisht si monument kulture që prej vitit 1963, ajo qëndron sot aty një dëshmi e kohës, por edhe një ftesë për imagjinatën.Dhe lind pyetja që të troket në mendje sapo ndalesh para saj:A është kjo shpella e Ciklopit, vendi ku Odisenë e zuri gjiganti Polifem,sipas rrëfimit të pavdekshëm të Homerit?

A janë këto brigje të ashpra pjesë e hartës së atij udhëtimi epik, që endet mes legjendës dhe historisë?

Ndoshta askush s’mund ta thotë me siguri.Por nëse dëgjon me kujdes,mund të të duket sikur nga brendia e shpellës vjen një jehonë e largët një rënkim i Ciklopit të verbuar ose një fëshfërimë nga vela e anijes së Odiseut, që largohet në errësirë…

3.

…Në udhëtimin e tij të gjatë,që zgjati 10 vjet mes detit të Mesdheut,Odiseu nuk ndalet kurrë në këtë shpellë. Në itinerarin,që Homeri përshkruan në Odisea,ky vend nuk përmendet as si stacion, as si mbërritje e rastësishme prej erërave të çmendura,që shpesh e shtynin Odiseun drejt të panjohurës.Shpella e Ciklopit në Spile, nuk është në hartën zyrtare të udhëtimit mitologjik.A është kjo një harresë? Apo thjesht një boshllëk i mbetur mes legjendës dhe realitetit?

4.

Studiuesit, vite më vonë, janë përpjekur ta rindërtojnë udhën e heroit duke përdorur indicie gjeografike dhe imagjinatë.Ata kanë vendosur pika në hartë, kanë krahasuar përshkrime me vende të Mesdheut ishuj, brigje,shpella dhe ndonjëherë kanë supozuar Dhe shpesh ndodhemi para pyetjes:a janë vendet e përmendura në Odisea realisht ekzistente, apo thjesht simbole të një rruge të brendshme, shpirtërore?E megjithatë, kur qëndron para shpellës në Himarë,ndjen një ndjesi të thellë sikur vetë terreni të mbartë diçka të lashtë.Sikur vendi vetë e kërkon të jetë pjesë e një miti.Dhe ndoshta, në një version të pashkruar të historisë,Odiseu ka kaluar edhe këtej i padukshëm për Homerin,por i ndjerë nga ne,që ende dëgjojmë jehonën e rrëfimit.

5.

…Rreth 2700 vjet më parë, një poet i verbër Homeri rrëfeu me vargje një nga historitë më të mëdha, që ka njohur njerëzimi: “Odisea”.Ai e quajti një aventurë epike, një udhëtim të mbushur me sprova, kurthe, përbindësha dhe mall për shtëpinë.Ishte udhëtimi dhjetëvjeçar i heroit të mençur,Odiseut, që pas përfundimit të luftës në Trojë, kërkoi të kthehej në vendin e tij Itakë, ishullin e mallit dhe kujtimeve.Por rruga për në shtëpi nuk ishte aspak e drejtë.Përkundrazi ishte një rrugë, që përshkonte anët më të largëta dhe më të rrezikshme të Mesdheut.Greqi, Itali, Afrika e Veriut,Spanja, vende ku era e stuhishme e perëndive e degdiste herë pas here, larg Itakës që i rrinte gjithmonë një det larg.Sot, gjurmët infografike të udhëtimit të tij janë përpjekje për të vizualizuar një mit, që ka marrë jetë. Janë përshkrime dramatike, plot ngjyra e imazhe të fuqishme:

-Vendi i ngrënësve të zambakut,ku harresa kërcënonte shpirtin.

-Ishulli i Ciklopit Polifem,ku Odiseu përdori mendjen për të shpëtuar veten dhe shokët.

-Ishulli ku shokët e tij u shndërruan në derra nga magjistarja Circe.

-Mbretëria e të vdekurve, ku ai foli me hijet e rënëve në luftë dhe kërkoi urtësi.

-Kalimi i tmerrshëm midis Scyllës dhe Charybdis, ku deti vetë kthehej në armik një përbindësh dhe një vorbull, që mund të gllabëronin gjithçka.

-Ishulli i Ogygia, ku u mbajt rob për shtatë vjet nga nimfa Kalipso, mes dashurisë dhe dëshirës për t’u kthyer.

Dhe më në fund:Itaka.Vendi i përmalluar,ku u kthye i panjohur, i veshur si lypës, për të zbuluar të vërtetën. Kush e priste ende? Kush i kishte qëndruar besnik?

Atje, ai mori hak ndaj kërkuesve të gruas së tij, Penelopës, dhe u ribashkua me të dhe me të birin, Telemakun.Në gjithë këtë udhëtim të jashtëzakonshëm,Odiseu ishte i mbijetuari.

Ai ishte nisur me 600 burra nga Troja.Kur u kthye… ishte i vetmi, që mbeti gjallë.

6.

Cili ishte itinerari, që përshkoi Odiseu në ato 10 vite të stuhishme, midis perëndive dhe njerëzve, mes tokës dhe detit?

Për të kuptuar përmasat e këtij udhëtimi, duhet të ndalemi fillimisht në vetë Detin Mesdhe këtë arenë të hapur natyrore ku historia, miti dhe gjeografia ndërthuren.Duke mbuluar një sipërfaqe prej rreth 2.5 milion km², Deti Mesdhe është i dhjeti më i madh në botë, i shtrirë bukur dhe frikshëm midis Evropës Jugore dhe Afrikës Veriore,si një urë dhe një ndarje njëkohësisht.Për romakët e lashtë, ky ishte Mare Magnum, Deti i Madh, ose Mare Internum, Deti i Brendshëm.Për ne sot, ai mbetet zemra ujore e botës së vjetër një arenë ku kultura, tregtia, lufta dhe legjenda kanë lënë gjurmë të pashlyeshme.

Termi “Mesdhe” vjen nga latinishtja Mediterraneus, që do të thotë “në mes të tokës” (medius -mes, terra -tokë). Dhe s’ka emër më të përshtatshëm për këtë det që shtrihet si një ftesë e përjetshme për aventurë dhe zbulim.Nga Ngushtica e Gjibraltarit në perëndim,deri në Gjirin e Iskenderunit në jugperëndim të Turqisë,Mesdheu shtrihet për më shumë se 4,000 kilometra.Me një thellësi mesatare 1,500 metra dhe një pikë më të thellë “Thellësia Kalipso” në Detin Jon, që arrin në 5,267 metra, ky det fsheh më shumë seç tregon. Aty ku është më i thellë,është edhe më mitik.Ishte kjo harta ku u vizatua udhëtimi i Odisesë.

7.

…Ai lundroi përmes brigjeve të Trojës, kaloi nëpër ishujt e Egjeut, përshkoi tokën e ngrënësve të zambakut ,që mendohet të ketë qenë në Afrikën e Veriut, ndaloi në ishullin e Ciklopit në një pikë të papërcaktuar të Italisë jugore, u kthye në Circeo të Italisë qendrore zbriti në botën e nëntokës përtej Oqeanit të njohur ndoshta në një udhëtim simbolik përmes shpirtit të vet kaloi rreth brigjeve të Sicilisë, ku ndodheshin Scylla dhe Charybdis, u ndal në ishullin e Kalipsos që shumë e identifikojnë me Ogygia-n, dhe më pas u kthye në Itakën e tij të shtrenjtë.Ky nuk ishte thjesht një udhëtim gjeografik ishte një udhëtim mitik,shpirtëror dhe njerëzor.Një rrugë që kalon përmes frikës,humbjes,tundimit,dashurisë,kujtesës dhe qëndresës.Një hartë, që nuk gjendet e plotë në asnjë atlas, por që jeton në imagjinatën e çdo lexuesi që ka ndjekur Odiseun në këtë rrugë të ndriçuar nga yjet dhe mallin për shtëpi.

8.

Një lundrim me 14 ndalesa dhe mbi 5,000 milje të përshkuara nëpër Detin Mesdhe tingëllon si udhëtimi i jetës.Dhe për Odiseun, mbretin legjendar të Itakës,ky nuk ishte vetëm një udhëtim,por një provë e shpirtit,urtësisë dhe qëndresës njerëzore.

Harta e udhëtimeve të Odiseut, e rikrijuar në ditët tona nga stacione te famshme Tv, përpiqet të japë një përfytyrim të gjallë të lëvizjeve të këtij heroi mitik,që lundroi në një botë ku realiteti dhe fantazia përplaseshin si valët e detit në brigje të panjohura.

“Odisea”, ky rrëfim i gjatë epik, aventuror dhe i mbushur me mitologji, i atribuohet poetit të verbër Homerit.Një figurë enigmatike, që jetoi rreth shekullit të 8-të p. erës sonë. Odisea është një vazhdim i Iliadës, ku përfundon lufta e Trojës, por ajo çka nis këtu është një tjetër luftë.Lufta për të mbijetuar, për të qëndruar njeri në një botë të pasigurt dhe për të ruajtur mallin për shtëpi.Odiseu ishte një hero, që nuk luftonte me armë, por me zgjuarsi.Ai ishte i mallkuar nga Poseidoni, perëndia e detit, që e pengonte vazhdimisht me stuhitë e tij, por ishte i mbrojtur nga Athena,perëndesha e urtësisë dhe strategjisë. Nën këtë duel hyjnor, Odiseu përshkoi Mesdheun lindor për plot 10 vjet, duke u përballur me çfarëdo që një njeri edhe një hero mund të përballojë.

9.

…Nga një ishull në tjetrin, nga tundimi te dhimbja.Nga humbja te besnikëria, ai lundroi në kërkim të Itakës, jo vetëm si vend, por si ide si përkufizim i gjithçkaje që kishte humbur dhe shpresonte të rifitonte: shtëpia, gruaja, djali, vetja.

Dhe kështu, udhëtimi i Odiseut u kthye në simbolin më të madh të njerëzimit.Të ecësh përpara mes rreziqeve.Të mos dorëzohesh, të mbetesh njeri në një botë që përpiqet të të çnjerëzojë, dhe më në fund të gjesh rrugën për në shtëpi.

10.

Nëse ka një gjë që mund të thuhet me siguri për hartën e Odiseut, është pikërisht kjo,asnjë hartë nuk është përfundimtare.

“Do të gjeni skenën e bredhjeve të Odiseut kur të gjeni këpucarin që qepi thesin me erëra,” shkruante me një lloj ironie të butë gjeografi i lashtë grek Eratosthenes, në shekullin II p.e.s.Kjo fjali është një poezi kuptimplote për pasigurinë e mitit, është si të kërkosh vendndodhjen e ëndrrës në një hartë të botës reale.Megjithatë, geografët, klasicistët, historianët dhe kritikët letrarë nuk kanë ndalur së provuari.Disa kanë vendosur gjurmë në brigjet e Mesdheut, të tjerë janë zhvendosur më larg. Nga Azoret në Amazonë, nga Karaibet në Britaninë e Madhe. Disa spekulime janë të ndërtuara mbi logjikën gjeografike, të tjera mbi metafora. Por një gjë mbetet e qartë. Odisea është më shumë një udhëtim i brendshëm se një itinerar i jashtëm.Në fakt, udhëtimet e Odiseut përbëjnë vetëm një pjesë të Odiseas.

Vepra është ndarë në tri pjesë të mëdha:

-Telemaku ku fokusi kalon te Telemaku, djali i Odiseut, i cili niset në kërkim të të atit që kishte humbur para se ai të fliste fjalën e parë. Është një udhëtim i formimit, një përpjekje për të kuptuar identitetin përmes mungesës së figurës atësore.

-Odiseja e udhëtimit rrëfimi i gjatë dhe i pasur me ndalesa, përballje dhe tundime, që përshkruan 10 vitet e bredhjeve të Odiseut nëpër Mesdhe, nën mallkimin e Poseidonit dhe mbrojtjen e Athenës.

-Nostos ,që në greqisht do të thotë “kthimi në shtëpi”. Kjo është pjesa më njerëzore e veprës. Odiseu arrin më në fund në Itakë, ku askush nuk e njeh,ku gjithçka ka ndryshuar,por shpresa nuk ka vdekur.Aty takon Telemakun, tashmë burrë, të cilin e kishte lënë foshnjë. Aty përballet me kërkuesit e dorës së Penelopës, që kanë rrëmbyer jo vetëm pallatin e tij, por edhe paqen e shtëpisë së tij.Dhe aty ndodh ribashkimi i madh, një nga momentet më të bukura të letërsisë botërore.Gruaja që ka pritur për 20 vjet dhe burri që më në fund kthehet.

Pra, Odisea nuk është thjesht historia e një njeriu që humbet dhe gjen rrugën për t’u kthyer.Është historia e gjithsecilit që humbet veten në një botë të ashpër, por që nuk dorëzohet. Një histori për ata që kërkojnë,presin, qëndrojnë besnikë dhe shpresojnë ,përtej hartave dhe përtej kohës.

11.

Edhe sot, pas mijëra vjetësh, “Odisea” mbetet një enigmë e hapur jo vetëm për lexuesin e zakonshëm, por edhe për studiuesit më të thelluar të letërsisë, historisë dhe mitologjisë.

Siç thekson edhe National Geographic, një gjë mbetet e qartë.Ka shumë paqartësi rreth origjinës së kësaj poezie epike. Zakonisht besohet se u shkrua në fund të shekullit të 8-të ose në fillim të shekullit të 7-të para erës sonë, por mbi këtë datë qëndron hija e pasigurisë.Dhe mbi të gjitha, qëndron një pyetje që ka intriguar breza të tërë.

12.

Kush ishte Homeri? A ekzistoi vërtet?

Shumë e kanë përfytyruar si një poet të verbër,udhëtar të vetmuar, që i këndonte historisë nën qiellin e hapur të Greqisë së lashtë.Por të dhënat historike janë të pakta, gati të papërfillshme.Disa dyshojnë në vetë ekzistencën e Homerit, duke sugjeruar se “Odisea” nuk është vepër e një individi,por një histori kolektive, e mbledhur, rrëfyer dhe riformësuar brez pas brezi nga gojëdhënat popullore, derisa mori formën që njohim sot.Nga ana tjetër, vendndodhjet e përmendura në poemë janë një tjetër mister.Disa prej tyre janë të fantastikes, vende që sfidojnë logjikën gjeografike dhe duken më shumë si simbole të frikës, tundimit apo shpresës. Të tjera, megjithatë, janë të identifikueshme në Greqinë moderne ishuj, ngushtica, gadishuj,që kanë ruajtur emra të ngjashëm apo që mbartin rrëfime të ngjashme me ato të poemës.Për shekuj me radhë, studiuesit janë përpjekur të përcaktojnë me saktësi hartën e udhëtimit të Odiseut, por gjithmonë mbeten boshllëqe, shpella të errëta të dijes ku drita e fakteve nuk depërton dot. Kjo është, ndoshta, ajo që i jep fuqinë e përjetshme këtij miti. Jo që dimë gjithçka për të, por pikërisht sepse s’dimë mjaftueshëm.Odisea vazhdon të na flasë , jo si një rrëfim historik, por si një pasqyrë e shpirtit njerëzor.Humbje, kërkim, mall, kthim.

13.

Atëherë, pse të mos themi se kjo është shpella e Ciklopit?Kur të gjitha vendndodhjet e përshkruara në Odisea janë të mbuluara nga dyshimi, kur çdo ishull, shkëmb, a portë mitike përmendet me spekulime të shumta ,pse të mos i japim besim asaj që kemi përpara syve tanë?

14.

“Shpella e Ciklopit” në Spile, e quajtur kështu prej shekujsh nga banorët vendas, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me dy fjalët kyçe të episodit të famshëm të Odisesë. Shpella dhe ciklopi. Dhe nëse kemi një shpellë, që quhet prej kohësh shpella e Ciklopit, e cila ndodhet në një vend me pamje dhe vendndodhje gati identike me përshkrimin e Homerit! A nuk kemi të drejtën të besojmë se ndoshta, po, kjo është ajo shpellë?Në poemë thuhet:

Odiseu futet në shpellë, zbulon mënyrën e jetesës së Ciklopit, e mashtron me verë, e verbëron me zjarr dhe më pas, përmes një plani të zgjuar, hpëton veten dhe shokët e tij.Gjatë ikjes, Ciklopi ,Polifemi, biri i Poseidonit ,gjuan me shkëmbinj për të goditur anijen që largohej.

Ejani në Spile dhe shikoni vendin vetë.Shpella është aty e madhe, e fshehur, mbikëqyrëse mbi det. Jashtë saj, ndodhen shkëmbinjtë që të çojnë drejt rrëzës së asaj historie. Fjalë për fjalë, është përshkruar kjo pamje.Thuhet se ishulli i Ciklopëve ndodhej në Itali. Por pse atëherë kjo shpellë këtu ka mbajtur për shekuj emrin “Shpella e Ciklopit”? Pse do ta quante populli kështu një shpellë, nëse nuk do të kishte diçka që lidhej me legjendën, me rrëfimin, me kujtesën kolektive të brezave? Përse do të quhej e tillë nëse skishte punë me Odiseun apo ciklopët e asaj kohe dhe në atë kohë njerëzia ishin të shkurtër dhe ndoshta ciklop mund të quhej një që kishte ca cm gjatësi më shumë se të tjerë

Mos vallë ciklopi në ato kohë nuk ishte përbindëshi mitik, por një njeri i pazakontë më i gjatë, më i fortë, më i veçantë në një kohë kur njerëzit ishin të shkurtër dhe jetonin në strofulla shkëmbore të ngushta? Vizitoni Orikun, apo qytete të tjera të lashta do të gjeni porta të vogla, dhoma të futura në gur, që tregojnë mënyrën e jetesës së njerëzve të asaj kohe. Një njeri më i gjatë se të tjerët, një zë më i rëndë, një sy i çuditshëm mjafton për të lindur një mit.Se sa të gjatë ishin njreëzia asaj kohe e tregojnë ndërtesat në Orik .Historia nuk është gjithmonë e prerë.Por vendet flasin.Kujtesa rrjedh.Dhe ndoshta, nëse Homeri nuk do të kishte ndërtuar mitin mbi këtë shpellë, populli do ta kishte bërë vetë. Dhe e ka bërë.

15.

Kthehemi përsëri te Odisea historia e njohur e një udhëtimi të vështirë dhe plot rreziqe,që ka kaluar nëpër shekuj duke ndezur imagjinatën e njerëzve.Harta e këtij udhëtimi përshkruan vende të shumta, disa prej të cilave janë aq misterioze, sa që në botën reale mungojnë plotësisht. Kjo sfidë e përhershme çfarë është mit dhe çfarë është realitet është një debat që ka ndodhur për mijëra vjet dhe nuk duket se do të ketë një përgjigje përfundimtare.Në vitin 140 p.e.s., gati gjashtëqind vjet pas kompozimit të Odiseas, studiuesi grek Polybius shkroi në veprën e tij “Historitë” një mendim që reflekton këtë dilemë. Ai nuk mund të pajtohej me fjalën e Eratosthenesit se “do të gjesh skenën e bredhjeve të Odiseut kur të gjesh këpucarin që qepi çantën e erërave.” As Eratosthenesi, as Polybiusi dhe askush tjetër nuk kishin dëgjuar për një këpucar jashtë botës së poezisë epike,që të kishte mundësi të qepte një çantë magjike, që përmban erërat. Por për Polybiusin dhe shumë studiues të tjerë që erdhën pas tij, Odisea mbetej një histori e vërtetë, një rrëfim që përshkruan ngjarje reale,të spërkatura me elementë fantastikë një përzierje që e bën mitin kaq të fuqishëm dhe të gjallë. Në thelb, Odisea nuk është thjesht një udhëtim nëpër hapësira fizike, por një udhëtim mes realitetit dhe magjisë, mes historisë dhe legjendës, mes atyre që kanë ndodhur dhe atyre që dëshirojmë të besojmë se kanë ndodhur.

16.

Në fakt, Deti Mesdhe është përshkruar në mënyrën më të gjallë dhe të fuqishme nga Homeri, me erërat që fryjnë dhe përplasen në brigje, me stuhitë që sfidojnë lundruesit, por jo me mjediset e reja dhe të panjohura.Në atë kohë nuk dihej se çfarë ndodhte pas horizontit ashtu siç sot nuk dimë gjithçka për oqeanet më të thella apo planetet e largët. Buzëmbrëmja mbështillte brigjet e tjera të Mesdheut në mister, dhe kështu edhe rrëfimi u ndërtua në bazë të asaj që mund të shihej dhe ndjehej.Gjithsesi, ka elemente që lidhin përshkrimet e Homerit me realitetin. Për shembull, Polybius vuri në dukje se përshkrimet e Homerit për peshkimin pranë Scylës përputheshin me praktikat reale të peshkimit sicilian në kohën e tij.Kjo do të thotë se Homeri duhet ta ketë imagjinuar Scylla-n në një vend real, dhe ai vend ishte me shumë gjasa në brigjet e Siçilisë.Në vitet 1980, klasicisti Peter V. Jones botoi një përmbledhje të librit mbi hartën e Odiseas së Homerit, ku argumentonte lidhjen midis vendeve të përshkruara dhe atyre reale.

17.

…Por, në këtë kontekst, lind pyetja:Pse shpella e Spiles, e cila nuk përmendet në itinerarin e udhëtimeve të Odisesë, mban emrin “Shpella e Ciklopit”?Edhe sot, kjo shpellë nuk është përfshirë në rrugët kryesore turistike që ndjekin hapat e Odiseut, megjithatë emri i saj është i lidhur fort me legjendën.Shpjegimi mund të jetë se gjeografët e Odisesë shpesh ndërtonin mbi punën dhe spekulimet e paraardhësve.Straboni, për shembull, mori shumë nga vëzhgimet e Polybius-it dhe ishte i mendimit se Odisea nuk ishte thjesht mit, por një histori e bazuar në vende reale, duke i vendosur ngjarjet pranë Siçilisë.Ndërkaq, Claudius Ptolemy, gjeografi dhe astronomi i famshëm i shekullit të 2 es në veprën e tij “Gjeografia” përfshiu koordinatat gjeografike të disa vendeve që përmenden në Odisea, si Lotophagitis (Toka e ngrënësve të Lotusit), Circaeum Promontorium (mbretëria e Circes), Sirenusae Insulae (ishulli i Sirenave) dhe Scylaeum Promontorium (Scylla).Edhe pse Ptolemeu nuk krijoi tabela apo harta vizuale, llogaritjet e tij u përdorën në shekujt e 15-të dhe 16-të për të hartuar hartat që vendosin këto vende në zona të njohura. Megjithatë, përkthimi dhe përshtatja e koordinatave të Ptolemeut në sistemet moderne gjeografike mbetet shumë e vështirë, duke lënë hapësirë për spekulime dhe diskutime të mëtejshme.

18.

Llogaritja e gjatësisë gjeografike nga studiuesit e lashtë fillonte nga një shkallë zero shumë e ndryshme nga ajo që përdorim sot.Kjo ka shkaktuar sfida të mëdha në përshtatjen e koordinatave të vendndodhjeve homerike me hartat moderne.

Në vitin 1597, hartografi Abraham Ortelius u bë personi i parë që vizatoi një hartë të udhëtimeve të Odiseut. Ai identifikoi Scherian, shtëpinë e Phaeacianëve, me ishullin e Corcyra (tani Korfuzi), duke u bazuar në një pasazh nga Historia e Luftës së Peloponezit të Tukididit, i cili përmendte Phaeacianët si banorë të mëparshëm të atij ishulli. Ky identifikim, që sot pranohet gjerësisht, hapi një çështje interesante.Homeri vendos ishullin e Kalipsos në perëndim të Scherias por në detin Jon nuk ekziston asnjë ishull në perëndim të Korfuzi.Për të zgjidhur këtë “mister”, Ortelius ndjeki gjurmët e Plinit të Vjetër dhe hartoi një ishull të imagjinuar jashtë Italisë jugore,që e quajti shtëpinë e Kalipsos. Ky ishull imagjinar nuk ekziston në realitet, por u përfshi në harta që nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, dhe kërkimi i tij vazhdoi deri në shekullin e njëzetë.Kjo histori tregon qartë se sa e vështirë dhe e ndërlikuar është përshtatja e botës së lashtë homerike me atë të njohur moderne, dhe se hartografët dhe studiuesit shpesh kanë përdorur imagjinatën për të plotësuar boshllëqet e dijes.

19.

Ndoshta ishulli imagjinar i Kalipsos ishte thjesht zhdukur në thellësitë e detit? Apo ndoshta vendi ku zhvillohen aventurat e Odiseut ishte më afër se mendojmë në Himarë, pranë shpellës së Ciklopit, që ndodhet vetëm pak më larg Korfuzit të sotëm?)

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Odisea nuk do të ishte një udhëtim i largët në Mesdheun e madh,por një rrugëtim më i afërt, ku vendlindja dhe aventurat e heroit janë në brendësi të një rajoni të përbashkët mes Korfuzit dhe Himarës.

20.

Në shekullin e 19-të, romancieri dhe studiuesi Samuel Butler u mbështet kryesisht në topografinë lokale për të hartuar botën e Odiseut, duke identifikuar vende specifike nga përshkrimet e pyjeve, maleve dhe brigjeve të poemës.Duke analizuar me kujdes gjuhën dhe temat e Odiseas, Butler arriti në përfundimin se “Homeri” mund të ketë qenë një kokëfortë dhe i pamartuar nga Siçilia, veçanërisht nga rajoni rreth Trapanit,në bregun perëndimor të saj.Ai sugjeronte se ky rajon duhej të konsiderohej si vendi i vërtetë i Itakës.

Ai theksonte se nuk kishte asnjë vend tjetër, pavarësisht nga sa i madh ishte, që do të përputhej me përshkrimin e Scherias, përveçse nëse në fund të njërit prej porteve kishte një shkëmb të vogël gjysmë të fundosur siç ndodh në zonën përreth Trapani-t.

21.

Samuel Butler kërkoi me ngulm për këtë shkëmb të fundosur dhe elementë të tjerë specifikë një mal i dukshëm pranë tij dhe një qytet që dilte në det dhe i gjeti të gjitha këto në rajonin e Trapani-t në Siçili. Bazuar në këto zbulime, ai mbajti qëndrimin se pjesa më e madhe e udhëtimit të Odiseut u zhvillua në dhe rreth Siçilisë.Megjithatë, kjo teori ngre pyetje të rëndësishme. Nëse Ciklopët jetonin në malin Erice, një majë e dukshme pranë Trapani-t, dhe nëse Trapani ishte në fakt Itaka e vërtetë, atëherë përse Odiseu nuk e kuptoi se sa afër shtëpisë ishte kur luftoi me Polifemin?Gjithashtu, nëse Scheria dhe Itaka ishin një e njëjta zonë (Trapani), si u bë udhëtimi nga Scheria në Itaka?Butler besonte se pjesa më e madhe e informacionit gjeografik në poemë ishte licencë artistike dhe se disa detaje mund të injoroheshin duke u mbështetur në elemente të tjera si prova përfundimtare.Një tjetër emër i rëndësishëm në këtë fushë është Victor Bérard, diplomat dhe politikan francez, i cili në vitin 1912 bëri një udhëtim rreth Mesdheut duke ndjekur hapat e Odiseut. Ai dokumentoi rrugët e tij me fotografi dhe mbledhje të informacionit.Libri i tij postum i botuar në 1933, Dans le sillage d’Ulysse (Në gjurmët e Ulisit), nxori në pah paralele të drejtpërdrejta midis botës së Odisesë dhe Mesdheut të shekullit të njëzetë.Harta e tij e udhëtimeve të Odiseut, botuar në veprën me katër vëllime Les navigations d’Ulysse (1927–29), vendosi shpellën e Kalipsos në një ishull pranë Gjibraltarit, një risi e rëndësishme në studimin e gjeografisë homerike.Puna e Bérard-it u përhap gjerësisht në Francë dhe më gjerë, duke ndikuar edhe në librat shkollorë dhe duke formuar bazën e hartës së famshme të udhëtimeve të Odiseut të publikuar në vitin 1959.

22.

Po Itaka ku është?” kjo pyetje ka trazuar mendjet e shumë studiuesve, gjeografëve dhe dashamirësve të mitologjisë.Nëse e gjeni të varfër,Ithaka nuk do t’ju mashtrojë. Përshkrimet gjeografike në Odisea nuk janë kurrë të hollësishme apo specifike sa të plotësojnë kërkesat e një hartografi moderne.

Vetë Odiseu flet për Itakën me fjalë të kursyera, duke e përshkruar gjeografinë dhe topografinë e saj vetëm në pika kryesore.Itaka është një nga katër ishujt e një grupi, me disa ishuj të vegjël përreth. Ka pamje nga perëndimi, ndërsa ishujt e tjerë shikojnë drejt lindjes një detaj i thjeshtë, por me peshë, sepse tregon se një ishull “përballet” me një drejtim specifik.

Në Itakë ka pyje dhe të paktën një mal, dhe është një vend i përshtatshëm për rritjen e fëmijëve, vend i thjeshtë, por i ngrohtë dhe mikpritës.Për shumë, ky është mjaftueshëm.

23.

Që nga lashtësia, shumë kanë besuar se Itaka e Homerit ishte ishulli i njohur sot si Itaka, në detin Jon. Por jo të gjithë kanë qenë dakord. Disa theksonin mospërputhjet mes përshkrimeve të poemës dhe realitetit të ishullit.Të tjerë kërkonin prova konkrete për të mbështetur këtë bindje të gjatë.

Nëse Itaka është në detin Jon, atëherë ku duhet të jetë Shpella e Ciklopit?

Në Spile pranë Himarës kjo do të ishte përgjigjja logjike.Në vitin 1868, arkeologu i famshëm Heinrich Schliemann, më shumë i njohur për zbulimet në Trojë, bëri gërmime të vogla në atë që pretendonte të ishte pallati i Odiseut në Itakë, në Aetos. Ai pretendoi se kishte gjetur hiri të Odiseut dhe Penelopës, ose të paktën të fëmijëve të tyre. Për Schliemann-in, përshkrimet e Homerit ishin të mjaftueshme për ta njohur menjëherë Itakën.Në vitin 1920, Frank Breëster këmbënguli se përshkrimet e Itakës e vendosnin atë në brigjet perëndimore të Greqisë, duke e identifikuar me grupin e Ishujve Jon, për shkak të detajeve specifike që përputheshin me përshkrimet homerike. Ai vuri në dukje se Itaka, sipas Homerit, ishte më pak e përshtatshme për gara me karroca sesa ishujt e tjerë, një detaj që i përshtatej më shumë ishullit të Itakës së sotme.Megjithatë, ky vendim nuk ishte unanim. Disa argumentuan se një ishull tjetër përputhej më mirë me përshkrimet, ndërsa të tjerë mohuan fare se Ishujt Jon ishin vendet e Odisesë. Një nga ishujt e quajtur Leucas mund të ishte në fakt një gadishull i lidhur me kontinentin nga një kënetë e cekët, dhe kjo ndryshonte rrjedhën e lundrimit që kërkohej nga Homeri.

Pyetja që lind është: Sa i saktë mund të jetë përcaktimi i vendndodhjeve bazuar në topografinë që ka ndryshuar gjatë mijëra vjetëve? Erosioni, ndërhyrjet njerëzore dhe ndryshimet natyrore e bëjnë këtë një sfidë të vështirë.

24.

Por përse njerëzit janë kaq të magjepsur nga kërkimi i vendndodhjeve të legjendave si Odisea? Ndryshe nga kërkimet për qytetërime të humbura për Odiseun kërkimi nuk është për pasuri apo lavdi. Çfarë fitojmë duke ditur saktësisht ku i mbante lopët Helios, ose cilën shpellë e zgjodhi nimfa Kalipso për strehë?

Në botën e lashtë,lidhja me mitet dhe legjendat ishte më shumë se një histori.Ishte një mënyrë për komunitetet të lidhnin identitetin e tyre me një trashëgimi të shenjtë. Sot, kërkimi i Itakës dhe vendndodhjeve të Odiseut vazhdon, jo vetëm si një sfidë arkeologjike, por si një kërkim për kuptim dhe lidhje me të kaluarën tonë kulturore.Një shembull i kësaj është harta interaktive e krijuar nga klasicisti Peter T. Struck, e përdorur për t’u dhënë studentëve një përfytyrim të udhëtimit të Odiseut, duke njohur dhe pasigurinë e madhe që mbart çdo përpjekje për të vendosur saktësisht çdo vend në poemë.Struck lokalizon disa vende të njohura si Troja dhe Ismarus, por vendos edhe pjesë të veprimit në Mesdheun Perëndimor, duke përshkruar kthimin e Odiseut si një rrugëtim rrethor, të penguar nga thesi me erëra.

25.

Shpella e Spilesë a është në të vërtetë shpella e Ciklopit? Zëra mediatik përcjellin në kujtesë tonë emrin e Odisesë dhe kthimin e tij në Itakë, gjatë këtij udhëtimi të pambarimtë, skena e ndeshjes me Ciklopin mbetet një krijim i shkëlqyer i mitologjisë. Përtej cipës së mjegullt, 7 fshatrat që prek çdo mëngjes firoma e detit janë në një trandje të vazhdueshme historike e mitike. Gërmadha të çmuar të tokës shqiptare për shekuj janë ruajtur me fanatizëm nga nëntoka jonë. Kohët qiellore nuk i fshinë dot gjurmët. Ajo është plotë dhe vetëm me thesaret arkeologjike, që presin ndriçimin në dritë se një histori e vërtetë shkencore e saj duhet shkruar.Në vitin 1939, arkeologët kryejnë gërmimet e para në shpellën e Spilesë (Himarë)gërmimet e para në shpellën e Spilesë (Himarë),botuar nga D. Mustili, provoi se shpella ishte banuar në Epokën e Neolitit të Ri (3000-2100 p.Kr.) Një fakt që njihet është se për Cardinin kemi një informacion të bollshëm nga arkeolog dhe studiues të ‘Institute of Ëorld Archaeology, University of East Anglia, Norëichtë, ku në materialin e tyre shprehen se ka regjistruar mbi 60 shpella natyrore në fshatrat e lumit të Vlorës e në rrethinat e Vlorës dhe më saktësisht 10 shpellat e Velçës dhe Sarandës në pjesën jugë-perëndimorë nga shpellat e Karaburunit në Sarandë. Nga shpellat e ekzaminuara gjatë anketës, një ose dy prej tyre ai zbuloi prova të mrekullueshme të periudhës parahistorike. Me interes të veçantë ishte një shpellë e madhe në qytetin bregdetar të Himarës, ku L. Cardini me punëtorët shqiptarë kryen gërmime në vitin 1939: “Shpella e Himarës: kjo shfaqet në lokalitetin e Spilesë, në afërsi të bregdetit Adriatik …Shpella e Himarës…?