Karrikja e  Pandit-Petro L. Sota

Petro L. Sota

KARRIKJA PANDIT
—————————-
( Dedikuar mësuesit Pandi Priftit )
 
Në dy tavolina, ata janë bashkuar,
“ Çunat e Divjakës” tashmë të rritur,
Në kafen e mëngjezit, u ka munguar.
Me karriken bosh, janë duke e pritur.
 
 
Aty një mëngjes, tek miqësia e vjetër,
U ula dhe unë, me “çunat”, tani të rritur,
Më thanë, të ulesha në një karrike tjetër,
Se ajo, është e Pandit, jemi duke e pritur.

 

Por kjo habitja ime, s’qe një shqetësim ,
Ky respekti i tyre, mua më preku në zemër,
Se Pandi Prifti, kishte shkuar në amshim,
Dhe karrikes bosh, i kanë vënë këtë emër.

 

Karriken e mësues Pandit e mbanin aty,
Që bisedat e tyre, t’ja dëgjonte edhe ai,
Kur kafen pinin, shihnin njëri-tjetrin në sy,
Sikur, edhe Pandi, do të vinte përsëri.

 

E trishtë, me dhimbje, ajo ditë kish qënë,
Këmbanat binin, pikëllimin shpërndanin,
Pse o Pandi, ke ikur e askujt si ke thënë
Prandaj të pikëlluar, “ çunat “ po qanin.
 
 
Në kafe, me “ çunat” për Pandin flisnim,
Në fshatin Kular, si ka qenë mësuesi im,
Me karriken bosh aty, të gjithë e prisnin,
Sikur ka ikur diku, mund të jetë në kthim.