Fyelltari i Gramshit-Zëri i Lashtësisë-Shyqyri Fejzo



 “Avazet”si ato të panit të lashtë me gunë
Dhe erërat që aty fryjnë vazhdimisht
Ti mësonte të gjitha iu desh shumë punë
Zotëroi shumë melodi e avaze, sigurisht
 
Fyelltari thithi gjithcka të trashëguar
Zërin, fishkëllimën, forcën njerezore
Për ta kaluar në fyell fort i trazuar
Aty nxori melodinë e bukur baritore
 
Në “avaz”derdhet kenga që bën lumi
Jehona e erës të Lenies në çdo anë
Nga këmborët e zilet të merr gjumi
Buçet avazi i bukur “Tanë moj Tanë”
 
Në çdo vrimë të fyellit gishtat zenë
Vuajtjet, gëzimet, gjakun e plagëve
Shpirti i derdhur në tinguj perlë
Çel hareshëm kuptimin e fjalëve
 
     Ai ngjalli në Liesc krushqit e ngrirë
 Në Liqenin e Zi zanën e bukur zgjon
 Rreze  çon në majë të Tomorrit të mirë
Jehona prêt e përcjell  i lashti Kodrion
.
Kalasë  te sinfonisë fyejve, ju desh punë
Mjeshtrat patën rolin e tyre bashkarisht
Nuk po përmend ata emër për  emër unë
Vepra e Gramshit sot njihet  botërisht
Tingujt e meloditë të fyellit pagan
Bënë fluturimin pindarik të paparë
Nga Lenia, Tërvoli,Kabash Porocan
I qëndruan bukur The Odyseey pranë
Melodi, tinguj bio i kujtuan forcën guxim
Për luftën e madhe fyejt nxitnin trimëri
Në ballë Akil këmbëshpejti fluturim
“The Odyseey”mendonte dhe dinakëri.
Kjo është një ngjarje e madhe për Shqipërinë
S’ e dinte kompozitori Göransson e regjizori Nolan
Duhej Alajdini, Vasil Tole të zbulonin lavdinë
Që Gramshi “minierën e floririt fyellit”mban
Vinë tingujt e melodi bio nga lashtësia
Ashtu si i binte Pani kësaj vegle, njëlloj
Tani nëpër glob të shikojë gjith njerëzia
Çfar thesar të ri muzikor Shqipëria zbuloj.