Poezi nga Panajot Boli

Më troket malli i dashurisë
Kujtimet, si lulekuqe i mbledh pllajave të Qukësit
Buzë Shkumbinit po freskoj buzët e mia të etura
Në çatinë e shkollës ende gjurmë folesh të vjetra
Malle dallendyshesh , në qiellin blu, të patretura
Hipur në kalin e mallit udhëtoi nostalgjia e hirtë
Herët në mengjes arriti në shkollë,pa e parë njeri
Ngadalë hapi derën e klasës dhe shkumës kërkoi
Shkroi: Unë erdha prapë të dashur nxënësit e mi
Çantën dhe ditari lë si dikur në cep të katedrës
Karrigja e ngjirur e fton:Ulu,kam kohë që të pres
Potershëm hapin derën Xhesi me Sarën bjondine
-Ua..mesuesi!!..sa mirë që na erdhe.. Mirëmenges
-E dinim, do vije , manushaqet kanë çelur përseri
Të presim çdo mars mesues i yni,me mall e gëzim-
Akoma s’erdhi Arifi? Shikoj nga mali Skenderbe
Mes udhës së pyllit,nxënësi im i urtë,me sy blerim
Karriget e klasës sonë janë bosh, të heshtura rrinë
Mbi tavolina gjurmë skicash të endrrave vizatuar
Si zogjtë e dallendysheve janë ngrohur në këto fole
Tani?!..Drejt agimeve të bardha kanë fluturuar
Më ndodh shpesh të më trokas ky mall i dashurisë
Të mbledh atyre pllajave të Qukësit kujtime lulekuqe
Të rizgjohet gumezhitja e nxënësve: Mesues..Mesues
Të më çlodh Shkumbini,të më shijoj balta e tij e kuqe