“Zgjimi i Memaliajt”-Dritan Mardodaj

Memaliaj gjithashtu
Dhe ai qytet u zgju
Doli duke protestu
Kundër sdromsit parvenu
Që do veç me u pasuru

Ndërsa vendin e copëton
Në Të vë del e mashtron
Në ankand del dhe e nxjerr
Ky palaço dhe besëprerë

Me “reforma” sorosiane
Me zaptu trojet albane?!

Duke sjell punëtorë evgjit
Nga azia me bollik
Egjyption e filipinas
E të tjerë rraca në Rinas

Ndërsa shqipet i përzejnë
Oligarkët e mëdhenj
“Oligarkë” k’tyne i thonçin
Prestanome për ate sdromsin

Memaliaj tashmë u zgjua
Kundër hajnit pa torua
Gjithë qyteti tash u zgjua
Kundër tij, dhe u rreshtua

Ditë për ditë tërë ky Milet
Do të dali në protestë!

© Dritan Mardodaj