
Amaneti
Kur emri im të tretet në erë,
mos ngrini shtatore prej gurësh të rëndë.
Mbillni një pemë, falni një buzëqeshje,
dhe mbani të gjallë njerëzinë mes jush.
Sepse bukuria nuk shuhet me kohë,
kur një zemër një zemër tjetër e ngroh.
Ky është amaneti që mbetet pas:
ta bëni botën më njerëzore, çdo çast.
Zëri i Bukurisë
I.Diotima
S’erdha t’ju fal një pasqyrë të re,
as kurora prej floriri mbi dhe.
Erdha t’ju zgjoj një dritë në kraharor,
që zemra ta njohë zemrën me dorë.
Bukuria s’është petk as stoli,
por fjala që lind me urtësi.
Kush shpirtin e mban të pastër e të lirë,
mbetet përherë i bukur, i mirë.
PASQYRA
Mos e kërko veten në xham,
por aty ku fal pa bërë zë e nam.
Se zemra që di të japë pa frikë,
mbetet e re në çdo stinë, çdo ditë.
Pasqyra fytyrën ta kthen përditë,
por shpirtin nuk e ndriçon me dritë.
Rrudhat dhe thinjat ti sjellin vitet ngadalë,
dashuria e vërtetë, nuk është të jesh objekt e mall.
Qyteti
Qyteti fle nën drita po fund,
rrugët gumëzhin, çdo hap ka një mund.
Njerëzit kalojnë pranë njëri-tjetrit,
me sy në ekrane, me shpirt në harrim.
Diotima buzëqesh lehtë në skaj:
“Dashuria nuk është treg e pazar.
Një fjalë e ngrohtë, një dorë e shtrirë,
vlen më shumë se një botë me dritë.”
Sepse mes mijëra zërash të humbur,
një shpirt që dëgjon është pasuri;
dhe në një botë që vrapon pa fund,
dashuria mbetet qetësi.