
Kohë e shkuar…
Ti syëndërr,fytyrëengjëll,
me hire,naze plot magji,
ma mbushe shpirtin ,
ma ngrohe zemrën,
më ngjalle shpresë e nostalgji…
Më çove larg kohërash mërguar
kur jeta rridhte si ëndërrim,
kur dita ndriste yllit rinor
e nata ëndërrimtare ,
gjithë përdëllim.
Ti vashëz lule pranverore,
zgjove tek unë vashën
e harruar,
më fute thellë në ëndërrime
më përmallove me ëndrrën
e shkuar.