Nesër mos më zgjo!Miranda Troci Derti

Nesër mos më zgjo!
(Botuar në librin tim)
 
Në orët e ëndërrave të shuara mos më zgjo.
E gjithë koha dhe ditët luajtën me mua..
Më përqafojnē hidhur dhe mjerisht më thonē shko.
Mëngjeset e akullta sa rrjedhshëm më erdhën dënuar…
 
Pa krahë damarësh këputur degësh të stërthara.
Fjetur vrerosur shtrëngoj nofullat dhe heshtë..
Nesër mos më zgjo nē ditët e vrara.
Koha mbi mua veproi bukur sa deshti…

 

Në vizionet e humbura mëngjesesh ujëvarë..
Gjoksin rrah pa sens paarsyetueshëm pse zgjohem..
Në ezofag përtyp ditët në shpirtin e çalë..
Dukshëm sikur pres e më kot tundohem…

 

Nesër mos më zgjo nga ëndërra do kem ikur diku tjetër .
Në rendin pas rendi që flejnë diku gjetkë..
Copë jam e këputur cunguar pa krahë..
As mos më zgjoni as sytë s’do ti hapë…
 
Njeriut dhe jetës besnike i qëndrova plotësisht ..
Ëndërrat e vrara të kohës së egër i hëngra një e nga një ..
E po jeta dhe njeriu më dënuan mizorisht..
Nesër mos më zgjo pa arsye le të prehem në gjumin e trishtë përgjithnjë!!!
 
Shkroi !
Miranda Troci Derti ,
Reç Dibër!!!