Ka qiej që kupolën e kujtesës time të hallakatur e ngjyrojnë në blu…
Ata udhëtojnë në vijat supersonike të shpejtësisë të kujtimit..
Qiej që shtratin ma kanë përgatitur në butësinë dhe prehjen e puplave të reve..
Kësisoj udhëtoj i shkujdesur drejt pafundësive..
Vijat imagjinare të demarkacionit ndajnë dhe horizontet e ëndrrave..
Në çdo pauzë mendimi ,shfaqet edhe një qiell në të cilin humbas…
Qiellit lart ia ndjej vizionet,poshtë tij deti lëshon tinguj gjithfarsoj.
Së bashku sikur sajojmë një film të paanë fantazie..
Ne të dy brenda tij..Si për të na mbrojtur ,mbi ne ka ngritur kurora me harqe ylberesh..
Qielli të paska dashuruar shumë sepse ngjyrën blu e ka mbajtur përjetësisht për veten e tij dhe për sytë e tu.
Eja , të ftoj që bashkë të prekim qiellin me zemrën tonë.
Lefter ShomoK/35p.i.sh
