Luan Sheshi

RRENG DILEMASH NGAZËLLYER…
Endur detesh…pa adresë,
guvë liqenesh leshrat lagur,
valë lumejshë dërgon ftesë,
gjoks-lagunash rërës flakur…
guvë liqenesh leshrat lagur,
valë lumejshë dërgon ftesë,
gjoks-lagunash rërës flakur…
Rergjur gurët…sharm zilisë,
në kërkim…të stuhisë tjetër,
qepur majash…pre mërzisë,
kreh agimesh…avaz i vjetër…
Loti kripur syshë të zbrazur,
shkrirë, përzierë me valimin,
gjysmë-ikjesh…qesh-gajasur,
tjerash udhë, shok mërgimin…
Prej hutimesh struk rutinash,
sinfoni muzgjesh…rrëmbyer,
moj sirenë përmesh luginash,
rreng dilemash…e ngazëllyer…
sinfoni muzgjesh…rrëmbyer,
moj sirenë përmesh luginash,
rreng dilemash…e ngazëllyer…