Tre muajt e mi…Agron Mema

TRE MUAJT E MI…

( …duke uruar për ju miqësi një muaj të mbarë…)
Shkurt ish, me të ftohtë e acar,
Kur unë erdha në këtë botë, në jetë,
Gjithshka përreth e veshur në të bardhë,
Nga sytë e prindërve rrodhën lotë të qelqtë.

Dhe gushti me vapën e tij përvëluese,
Lumturinë më të madhe s’kurseu, ma dha,
Ku qenë ato momente fluturimi,gëzuese,
Për herë të parë u bëra baba.

Në mestetor të vjeshtës me fruta,
Lindi ajo që më solli tri fruta të ëmbla,
Pema që ëmbëlsinë e jetës këputa,
Bujarisht më fali tri statuse të mëdha plot ëndrra.

Agron MEMA
Sarandë; 01 gusht 2026