
PAK RADHË PËR KARAVASTANË
Pjesa e dytë
Nga jOSIF GJATA
Te Kisha e Shën Kollit ka qenë një sipërfaqe toke me emrin “Mera”, ose “Livadhe”.
Në kufi me detin Adriatik është Godulla e Mines dhe Godulla e Dajlanit, ose Bishti i Dellinjës (aeroplanit).
Te Rrethi i Madh ka qenë një sipërfaqe me pyll 15–20 hektarësh, e në jug të tij ishte pylli i Liko Dosarit, me sipërfaqe 4–5 hektarë.
Delli që kalonte nga lindja në perëndim e ndante Karavastanë në mes.
Bimësia në pyje ishte e shumëllojshme. Aty rriteshin dushku, sheqi, murrizi, driza, kulumbria, thana, hanqerja, verria, frashëri, marina, plepi, vidhi, kavaku etj.
Në pyje dhe në ujërat e territorit të Karavastasë jetonin edhe një shumëllojshmëri speciesh e kafshësh të egra. Peshq të llojeve të ndryshme, ngjala, pelikani, pata, rosa drenje, rosa balushe, rosa qafëtrashë, rosa bishtkë, rosa thekëse, rosa kërrese, rosa sqeplugë, rosa lara e detit, kredharake (futeza e dellit dhe e kënetës). Kredharakja e kënetës ishte më e madhe në trup se ajo e dellit.
Çajme e rrushit, çajme çile, çajme e bardhë ose verrliska, staseza, pulbardha, dallëndyshe e tokës dhe e detit, borrovili, çajkeza, qyrylyku, këmbëqirithi, gjëleza, bajza, shkurteza, thellëza, mullenja, lloje të ndryshme harabelash, harabeli i grurit, gushkuqi, bilbili, gardelina, harabeli me çuk, gërgulli, çafka, bufi, sorra, laraska, korbi, skifteri, kumria, qyqja, bilbili i ujit, skllopi, noreci, mjellma etj.
Edhe kafshët e ujit e të tokës përbënin një popullatë shumë të madhe, si derri i egër, dhia e egër, lepuri, baldosa, vidra, çakalli, dhelpra, ujku, iriqi, breshka, foka, zvarranikët si gjarpërinj, hardhuca, bretkosa etj.
Bedati – rrjedh nga fjala arabe badah, në shqip objekte që duken.
Kur Sicilia u pushtua nga arabët rreth viteve 830–1100 (rreth 2 shekuj e ca), ndikimi arab ishte prezent në Ballkan dhe në Shqipëri.
Revolucioni tregtar arab kërkonte hapësira edhe nëpërmjet përdorimit të lumenjve, skelave apo porteve të vegjël. Ata ngritën fenerë ndriçimi për orientimin e mjeteve lundruese gjatë natës.
Një i tillë u ngrit edhe në grykëderdhjen e lumit Devoll, pranë portit të Pirgut.
Kjo tregti vazhdoi deri në shekullin e XI, kur emiratet siciliane u dëbuan nga vikingët.
Më vonë, Skela e Pirgut i shërbeu Bizantit për tregti e qëllime ushtarake, duke u lidhur me rrugën “Egnatia”, në lumin Shkumbin, për në Stamboll.
Ngulimet greke dhe tregtia e tyre në Skelën e Pirgut e quajtën Liman, në greqisht – karavi stasi, stacion tragetesh.
Më pas, banorët vendas e shndërruan në emrin Karavasta.
Duke shfrytëzuar infrastrukturën ujore, sillnin mallra të ndryshme në tregun e madh të Karbunares, duke marrë prej andej qymyr druri etj.
Kishat u ngritën për interesa tregtare dhe fetare.
Me ngritjen e Kishës së Shën Thanasit, banorët nisën të shpërnguleshin për rreth saj. Mendohet se Karavastaja e vjetër, por dhe kjo e sotmja, njiheshin dikur si qytete të asaj kohe.
Karavaqi – varkat që lundronin në Devoll, në shqip quheshin varka të vogla. Më pas u quajtën me emrin gjemi. Arsyeja ishte shpërngulja e popullsisë pas vdekjes së Skënderbeut; njerëzit që udhëtonin me to vajtonin. Sot përdoret shprehja: “Pse mërzitesh, të janë mbytur gjemit?!”
Vono – (greqisht), sope të mëdha rëre, ose mal me rërë në shqip.
Gryka e Sokakut, që buronte në Kënetën e Kashtës edhe në verë, në greqisht e quanin Amo-vris, burim uji nga rëra.
Pirgu – që u jepte mundësi anijeve të orientoheshin me lartës (fanar) në greqisht. Orientimi në greqisht quhet Pirg.
Dy brigjet e Devollit që derdheshin në Lagunën e Karavastasë, pranë Kishës së Shën Mitrit, gjurmët u dallohen edhe sot.
Aty ishte një panoramë mahnitëse me ujë të kaltër, të qetë, me brigje rëre e gjelbërime piktoreske, vend që tërhiqte edhe vizitorë të huaj për pelegrinazh.
Riva – në latinisht, breg ujor rëre, në shqip Rovi.
Besi – në latinisht, shteg ujor që lidhte zhymin e Thoma Sotirit me atë të Ngjelo Xhoxhit.
Beqire dhe sanxhake të zhymi i Dervishenjve – sipërfaqe toke e ndarë nga Reforma e Tanzimatit në pronësi të Manastirit.
Vija e Kollogjrit, pranë Kishës së Shën Mitrit, në afërsi të Selvive, e mori emrin nga vizitorët të quajtur kollogjer, që vinin nga vende të huaja në stinën e verës.
Milore – në sllavisht quhej tokë e pa çelur ose e pa rrahur.
Vija e ujit që lidhte Devollin me Lagunën e Karavastasë, pranë Kishës së Shën Mitrit, quhej Vija e Kollogjrit ose Vija e Murgjeve.
Kollogjer – murg ose pelegrinazh fetar.
Sokaku – rrugë e vetme ndarjeje territoriale.
Karatopraku – prej vitit 1839 është e kundërta e fjalës Karadaku.
Karatopraku – tokë fushe, ultësirë e zezë.
Karatopraku – tokë mali, lartësi e zezë.
Tek Kisha e Shën Marinës ka ekzistuar deri më sot pusi i vjetër shekullor.
Emrat e murgeshave të shkruara në jadhimen e Kishës së Shën Thanasit, që kanë shërbyer më parë në Manastir, u zbuluan dhe u lexuan nga historiani grek J. Stefanos, në vitin 1991. Etj.
12 gusht 2025