Shkretëtira dhe uji-Enver N. Rexhaj

Shkretëtira dhe uji

Shkretëtira priste shi,
t’i jepte jetës pak fuqi;
të mbinte lule, gjelbërim,
të bëhej ëndërr e jo trishtim.

Por uji rridhte tutje,
te ata që laheshin çdo ditë,
për të larë baltë e ndyrësi,
ndërsa ajo tretej në etësi.

Ajo s’kërkoi, as mallkoi,
veç heshti… dhe shpresoi.
Se më therëse se etja në shkretëtirë
është kur uji të sheh… dhe nuk rrjedh për ty.

Ndoshta një ditë do ta kuptojë:
nuk ishte bërë për të larë ndyrësi,
por për të kthyer shkretëtirën
në lule e dashuri.