“Nonëdajën”

Pastiçjerja e përdalme
Bo trileçen me voj palme
Ne shërbeti kimikat
Dhimje barku tre sahat
Sa t’kesh hajna n’qeveri
As sheqer s’boet n’Shqipni
Ne fabrikën e kripores
E shkatrrun për hatër t’gores
Ngase asigjo s’prodhojnë
Propagandën s’e nalojnë
Moll importi jon duke fut
K’ta kopukë ene hajdutë
A njigjo ça tha bandilli?
Ne qoftet me mish Brazili?!
Në kebab nji cop hajvani
Importon mish Pakistani
Ene birrën me ujë lumi
Ne n’fabrikë, ripjellë spiuni
Se njigjut hiç Safër Dajën
Si shumë jon tu tallë “nonëdajën”?!
© Dritan Mardodaj