Robertin dhe familjen e tij e kam njohur nga afër në Athinë…Andi Meçaj

ROBERT ALIAJ DRAGOT

Robertin dhe familjen e tij e kam njohur nga afër në Athinë, kur ai ishte atje familjarisht.

Është një njeri i nderuar, fisnik, shumë i talentuar, i shkathët, që ta thotë të vërtetën në sy e jo pas krahëve.

Ka një familje të mrekullueshme, fisnike, vetë ai me bashkëshorten e tij Mozën, (që ka një nënë shumë të mirë), më ndihmuan menjëherë kur kisha një problem e hall të madh jete.

Në Athinë eci goxha me piktura, hapte ekspozita, shiste, blinin edhe koleksionistë, shkurt u bë emer i njohur, bëri edhe një album me këngë shqip e greqisht.

Më pas me anë të pikturës shkon dhe vendoset në Belgjikë, dhe aty pati mjaft sukses që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Më pas, aty merret me filmin e shkurtër, video artin etj.

Është një artist i kompletuar si në pikturë ashtu edhe në këngë…

Në këngë për mua ishte më i talentuari në dhjetëvjeçarin e fundit komunist të ’80-tës.

Dhe që e shoh të rikthyer e me shumë projekte më bëhet shumë qefi.

Si njeri mund të them që është shumë i mirë, kuptohet ka veti të artistëve të vërtetë, që jo gjithmonë kuptohen nga të tjerët.

Dhe ka nje zemer 100% shqiptare.

Me shumë respekt për të dhe familjen e tij fisnike.

(Shënimi nga: Andi Meçaj, Vlorë, 8 qershor 2022)