
JOSIF GJATA
.................
Çdo mëngjes kur zgjohem,
Drita e agimit sytë më ledhaton.
Me ty kur përballem,
Krahët hap, të përqafoj.
Tinëzisht e plotë urrejtje,
Me forcë krahët më rrëzon.
Se di pse sillesh kështu?
Njeri për t’u dashuruar jam dhe unë.
Të dua, pse nuk më do?
Ç’të kem bërë që më urren,
Që vjell vrerë dhe më shan?
Pa më thuaj pse?
Kaq i pavlerë jam?
Pa të pasur faj askush,
Zbraz bateri si me kallash a me pushkë.
Luan me fatin e jetës,
Si me mullinjtë e erës.
Përqafoje jetën dhe jeto,
Hapi portat e shpirtit.
Mos urre dhe mos shaj,
Njerëzisht sillu dhe dashuro!