Si në planetin Merkur-Xheva Salihaj 

Si në planetin Merkur


Si në planetin Merkur, ku dielli djeg e ngrin,
Kjo dashuria jonë dy skaje fort i lidh.
Një anë e shpirtit tim për ty po përvëlohet,
E tjetra pa ty pranë, 
në akull po shndërrohet.

Nuk kemi ne atmosferë të mbrohemi nga fjalët,
Çdo ndjenjë na godet, siç godasin valët.


Po prapë rreth teje rrotullohem, o dielli im pa fund,
Se graviteti yt në univers më tund.

Xheva Salihaj 
St.Pölten