“Shën nënë Tereza në pullat postare shqiptare”-Nga:Hysen S. Dizdari

Nënë Tereza , shqiptarja që mësoi , botën të dhuroj dashuri  .

PJESË NGA HYRJA E LIBRIT: “SHËN NËNË TEREZA NË PULLAT POSTARE SHQIPTARE”

Nga:Hysen S. Dizdari

Autori i Librit // Tiranë me, 04.02.2026

Libri album me pullat postare shqiptare, kushtuar Nënë Terezës ,doli në botimi i parë në vitin, 2018.Tani kanë kaluar 8 vite dhe  ky libër është pritur mirë nga lexuesit, por në mënyrë të veçantë nga, studjuesit e filatelisë dhe  koleksionistët e pullave postare shqiptare ,në Shqipëri dhe vendet e hueja.

Duke marrë parasysh, vlerat e larta morale e njerzore të këtij libri, por edhe kërkesat e shumta të lexuesve, vendosem për ribotimin e tij ,me rastin e 114 vjetorit e lindjes dhe 8 vjetorit të shenjëtërimit të Shën Nënë Terezës.

Gjatë këtyre viteve, libri-album: “Nënë Tereza në pullat shqiptare”,botim i viti 2018, ka marrë pjesë, në ekspozitat e librit filatelike në shkallë ndërkombëtare dhe  është vlersuar me 3 çmime (medalje) si më poshtë:

1-Në ekspozitën, ndërkombëtare: “China-2019, është vlersuar me medalje-SILVER.

2-Në ekspozitën, ndërkombëtare: “Cinisello-Balsamo-2019”, Itali, është vlersuar me-VERMEIL.

3-Në ekspozitën, ndërkombëtare : “Nordia-2019”, është vlersuar me medalje-SILVER.

Në këtë botimin të ri, janë marrë parasysh, mangësit e vrejtjet që ka paraqitur  ky liber në ekspozitat e librit filatelik ndëkombëtarë, duke marrë për bazë  edhe përmisimet e kritereve të vlesimit të literaturës filatelike, të propozuera nga Shoqata Botërore e Autorve në Filateli (AIJP-antar i të cilës jam ).

Me një kujdes të veçantë, janë bërë përmisimët e duhura ,duke marrë parasysh, edhe ndryshimet e reja që janë pasqyruar në botimin e ri, të  katalogun , Michel -2024 për  Shqipërinë.

Shën Nënë Tereza me misionin e saj, shpirtërorë, moralë e humanitarë, kushtuar të varfrivë në gjithë botën ka marrë dhe vlersime pozitive, nga përsonalitete botërore:

Papa Gjon Pali i II ,duke vlersuar Nënë Terezen  theksonë:

 SI MUND NE TË HARROJMË GONXHE (ANJËZE) BOJAXHIU, NËNË TEREZEN TË KALKUTËS, BIJEN E POPULLIT SHQIPTARË QË I KA DHANË NDER E SHKELQIM KOMBIT TË SAJ DHE KISHËS KATOLIKE.”Kurse ish President i SHBA, Bill Klintoni në vitin 2002 ka theksuar:

“ NËNË TEREZA ISHTE E PARA QË MË BËRI TË DUA KOMBIN SHQIPTARË.DHE TANI NDIHEM SHUMË KRENARË QË PLOTËSOVA NJË DETYRË MORALE, NDAJ SAJ DHE VLERAVE TË LIRISË.”

Me 4 shtatorë, 2016 në sheshin, Shën Pjetrit në Vatikan, në prani të 250.000 besimtarve,  dhe 15 përsonaliteteve botërore, u mbajt Mesha e Shenjët e kanonizimit Shenjëtore e të Lumturuemes ,shqiptares Nënë Tereza.

Papa Françesku ,në Omeli me 4 shtator 2016 theksoi:

“NËNA TEREZA NA KA MËSUAR TË NDIHMOJË NJERZIT, PA DALLIME IDOLOGJIKE, RACE  E BESIMI  FETARË.”

Shën Nënë Tereza  shqiptarja e famshme ,e njohur në të gjithë botën është bërë shenjëtore e dashurisë njerzore, me vepren e saj në shërbim të varfërve të të gjithë, nejrzimit , pa dallime, race feje dhe etnie, dhe  sot është bërë ,modeli më i përsosur i respektit , i moralit dhe dashurisë njerzore , në të gjitha vendet e botës.

NË KËTË PËRVJETORIT TË RËNDËSISHËM, I PËRSHENDETI, LEXUESIT, KUDO NËPËR  BOTË, ME NJË POEZI TË SHKRUAR NGA SHËN NËNË TEREZA ME TITULLË:

GJEJ KOHË :

GJEJ KOHË TË MENDOSH – ËSHTË BURIMI I FUQISË.

GJEJ KOHË TË LUTESH – ËSHTË FUQI DHE KJO, MË E MADHJA NË BOTË.

GJEJ KOHË TË QESHËSH – ËSHTË MUZIKË SHPIRTËRORE BRENDA TEJE.

GJEJ KOHË TË LUASH – ËSHTË VAZHDIM I FËMINISË.

GJEJ KOHË TË DUASH ËSHTË DHURATË E HYNJIVE.

GJEJ KOHË TË JEPESH ËSHTË TRIUMFI I DASHURISË.

GJEJ KOHË TË LEXOSH – ËSHTË TRUALLI I MENÇURISË.

GJEJ KOHË TË SHOQËROSH – ËSHTË RRUGË LUMTURIE.

GJEJ KOHË TË PUNOSH PRAPË – KE BLERË ARDHËMËRINË.

GJEJ KOHË TË BËSHË MIRË – JANË FLATRAT QË TË ÇOJNË NË QIELL

Tiranë me 4 Shkurt  2026