Qetësitë kanë luajtur mendsh-Migel Flor

Migel Flor

Heshtja, qetësia
janë çmendur,
netët e shtatorit
shpojnë në sy
si thika
dhe mjegullla triumfon.

Një mendim fluturon rrëmbimthi.
Zog pa qiell
me krahë prej hiri.
Shpirti në një cep terri
harron vetëveten.

Zërat struken më thellë
në varret prej frike
ku mendja ka mbjellë
rrënjë në përçudnimin
e kohës.

Skeletet kërcasin dhëmbët,
përtypin hijet e natës,
hanë fjalët një nga një
dhe pështyjnë
ulërima dëshpërimi.

Migel Flor