Gëzim Llojdia
1.
Lejlekët u kthyen në plazhin e braktisur.
Gjetën copëra qelqesh.
Hedhur përmbi rërë.
Diku ,në një cep një gazetë e vjetër, e grisur.
Një bizhu gruaja e rrëzuar.
Në sheshin e orkestrës.
Vezullonte nën hënë.
2.
Lejlekët u kthyen në plazhin e braktisur.
Në rërën e lagur dhe nën tëndë.
Kruanin sqepët.
Dhe çukisnin .
Diku me laps një shenjë e lenë.
Te moli i vetmuar.”Shetitorja e beqarëve “.
Pista e vallëzimit.Dhe këngë.
I heshtur plazhi në vjeshtë.
E heshtur dhe dallëdia e flokëve të vajzave nën hënë.
