

(10.02.1966 – 01.09.2026)
Mustafa u lind në Shipitullë, komuna e Obiliqit. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje kurse shkollimin e mesëm dhe studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Fakiltetin e Filologjisë në Prishtinë.
Që në moshë të re tregoi pasion të veçantë për gjuhën dhe historinë tonë kombëtare. Andaj, s’do mend që në moshë të re, brumoset me ide patriotike, duke filluar aktivitetin e tij të hershëm politik në ilegalitet. Mustafa nuk pushonte përkundër egërsimit të regjimit serbo-sllav të asaj kohe. Kishte syrin pishë, zemrën e madhe, guximin e patundur, pra të gjitha tiparet prej ATDHETARI. Padyshim, shpejt u transformua nga një Përsoni në një PËRSONALITET, gjë që i bien në gjurmë xhelatët serb, duke e ndjekur këmba-këmbës. Me iniciativën dhe propozimin e shokëve të ilegales, Mustafën e këshillojnë të lëshoj vendlindjen për të vazhduar veprimtarinë kombëtare në botën perëndimore. Mezi e bindin, mbase gjithnjë thoshte, “guri i rëndë në vend të vet! Tani më e kishin vënë nën “llupë” UDB-ja, duke vëzhguar çdo lëvizje të tij, ndaj i ngrehin një “kurth” operativ. Zgjuarsia e tij, e bëri të “nuhat” largë, ndaj fillimisht kalon në Shqipëri, e prej andej (pas ca dite) vendoset në Zvicër.
Edhe atje bie në kontakt me “ilegalen”, meqë shumicën i njihte si emra, që e pritën me admirim të madh. Duke parapëlqyer këmbëngulësinë, qëndrimet e pathyera dhe energjinë e tij, shokët e grupit i propozojnë të vazhdoj veprimtarinë në Britani të Madhe (sipas të ndherit tani M.K.), meqë kishta çalime organizative aso kohe. Për mungesë të dokumenteve legale të udhëtimit, i preferojnë të vazhdoj aktivitetin në Gjermani, pasi edhe kalimi i kufirit bëhet më lehtë. Ashtu dhe ndodhi. Mustafa kaloi në Gjermani, përkatësisht në qytetin Rosenheim të Bavarisë. Shpejt u kyç në veprimtarinë, përkatësisht organizimin e grupeve të Lëvizjes. Është i pamundur vlerësimi i kontributit të tij edhe gjatë perudhës së luftës në Kosovës. Pastaj organizoi shumë takime, dha shumë intervista informative për gjendjen e popullit shqiptarë në Kosovë, deri sa veni u çlirua.
Pas luftës, filloi me riorganizimin e mërgatës shqiptare pa dallime ideologjike e fetare, për hapjen e Shkollës me mësim plotësues në gjuhën shqipe. Fillimisht formoi Këshillin e Prindërve Shqiptarë, Këshillin Iniciues për hapjen e Shkollës Shqipe, Këshillin e Arsimtarëve Shqiptarë për Bavari, e shumë organizma kulturore, sportive kombëtare. Tani më mërgata shqiptare kishte një adresë, Mustafë Krasniqi.
Mustafa është dhe autor i shumë veprave letrare, si vëëlime poetike, ese, tregime, romane, monogtafi, etj. Poashtu u mor edhe me studime historike kombëtare të Përsonaliteteve nëpër kohë deri në Ditën e Çmirimit.
Mustafë Krasniqi, shkriu çdo gjë nga vetja për të qenë PËRSONALITETI – VETVETJA. Dje, studjoi e shkroi historinë, sot historia jonë u pasurua me një emër të ri, me një PËRSONALITET TË HISTORISË TONË KOMBËTARE. E AI ËSHTË MUSTAFË (TAHIR) KRASNIQI.
I LEHTË TË QOFTË DHEU I KOSOVËS MUSTAFË!
P.S.
E dij që këto çaste e kam të vështirë të përshkruaj ghithë kapitalin tuaj human, intelektual, patriotik, krijues, informativ e organizativ, por shpresoj që do plotësojnë shokët, bashkëveprimtarët, kolegët e bashkëkombasit tjerë. Ju lus për mirëkuptim.
Bardh, 02.09.2026
Hasan Qyqalla