Jetonte një bijë Spaçi, me emrin Bale…Lin Kiku

Lin Kiku

Në kohë të Bib Dodës, Kapedanit dhe Prijësit të Mirditës, jetonte një bijë Spaçi, me emrin Bale, e bija e Marka Pjetër Vorfës së Domit, vajzë shumë e bukur. Mbasi Bib Doda ishte ende i pamartuar, i shkon nëpër mend me e marrë atë vajzë, por pa heshtje të tre bajrakëve nuk mundej, kështu që e pa të udhës me marrë miratimin e tyre, e me këtë qëllim i mblodhi në Shpal. Duke ndenjur në atë kuvend, po kalon aty së pari, një bijë Përmargjetajsh e martuar në Dibër ( Bajraku i Dibrit) e cila vinte te prindërit e saj, e kjo me të parë këta, u përshëndet me pjesëtarët e mbledhjes me këto fjalë: “Kuvendi i mirë more vëllezërit e mi”. Pjesëtarët e mbledhjes u përgjigjen: “Mirë se vjen mori motër”, e kjo më tej vazhdoi rrugën e saj. Me këto fjalë u ftoh kuvendi, e Bib Doda, e populli krejt një mendimit thanë: Pastë mbetur vëllazëria jonë e paprishme edhe sot e mbapa sikur e kemi pasur gjithmone, e kështu Bib Doda e la mendimin e vet pa e çuar në vend, e kuvendi u shpërnda… Hylli i Dritës 1937.

Fotoja është ilustruese, nuse Mirdite në vitet 30 të shekullit të kaluar.