Atë natë-Uljan Apostoli

Uljan Apostoli

Atë natë

Mbrëmje e freskët ishte atë natë,
Një shi i lehtë përshkonte çdo gjethe,
E piklat binin mbi shpinën time ngadalë,
Si fjalë të pathëna që s’gjenin paqe.

I ulur rrija nën hijen e errët të pemës,
Në heshtje të prisja ashtu si më parë,
Me shpresën se hapat do trokisnin mbi trotuar,
Ta thyenin natën e të ndiznin një zjarr.

Por ti s’erdhe atë natë,
Më le të prisja, të prisja gjatë,
S’të bëri përshtypje mungesa aspak,
As dhimbja që digjej në shpirt si flakë.

Ndoshta për ty ishte një çast normal,
Ndërsa për mua një natë e marrë,
Një natë që përhapi trishtim vrastar,
E la një plagë, një shpirt të vrarë.