
TI JE POEZIA
– Kushtuar Pjetër Budit –
Ti je poezia, që sytë mi përcëllon,
Si një lëmsh mëndafshi shpirtin ma mbështjell,
Si një ortek me aromë pishe më vjen,
E ti përhumbesh nën dritën e hënës që shpirtin ma djeg.
Ti je poezia, je muza ime me sy që shkëlqen,
Je dielli, agimi e muzgu që më ikën shpejt,
Të kërkoj në libra aty ty të gjej,
Ti je vetë mesia, o engjëll me fletë.
Kur vargun e hedh, mendja më shëtit,
Fjala ecën si ngjalë, bredh fusha e male,
Nëpër shtigje të shpirtit si puhizë më ik,
Pastaj kthehesh tek unë me një mijë fjalë.
Dhe hëna, e dehur, mbi ne përkulet,
Ndërsa shpirti im pas teje digjet e tretet,
Më vjen si piskamë kur nata bie,
Si një ortek që s’di ku do të ndalet.
Ti je dielli që më zgjon në agim,
Je muzgu që më ikën në çdo perëndim,
Je fjala e hershme që në libra kërkoj,
Je gjurma e penës që kurrë s’e harroj.
E kur pena hesht e nata më mbështjell,
Prapë ti më vjen si lëmsh mëndafshi në shpirt,
Si një këngë e largët që askush s’e gjen,
Si një engjëll me fletë që fluturon në vargun tim.
Nexhbedin Basha
Poet, kritik letrar
5 shtator 2026