Shekuj të mjerrë…. Blerina Pellumbi

Shekuj të mjerrë ….

Mbi shpatulla, lidhur me zinxhirë, shekujt frymojnë frymën e fundit,
lënë amanetet duke belbëzuar të vërteta që bërtasin.
Bëhen shi, erë, tufan, tërmete, zjarre,
lënë shenja gjaku mbi lëkurë, duke rrënkuar.
Heshtjen e kthejnë në gjëmime të vërtetash që varosen humnerave të shpirtit.

Shekuj të pabesë u pagëzuan nga të pabesët,
ju vunë kurorë gjembash, mbuluar trëndafila.
U tradhtuan nga dielli, hëna, yjet,
e në zemër ju skalit drita si një pasqyrë,
ku shekujt qanin, qeshnin dhe veten mohonin, duke thënë:

Mbaruam në këtë botë të mbaruar, të pashpresë.
Nuk jemi ne që lulëzuam,
njeriu bosh ngeli, dhe u harua bashkë me ne….
Shekuj të mjerrë….

Blerina Pellumbi