G.Llojdia
1.
Mathieu Aref (Mati) ka lindur më 1 mars 1938 në Kajro të Egjiptit, në një familje me origjinë shqiptare nga krahina e Matit. Prindërit e tij rrjedhin nga familje të shquara që u përkasin me rrënjë periudhës së Skënderbeut (Canameti, Stafa dhe Preni nga ana e babait; Lala, Kola dhe Lufi nga ana e nënës).
Në vitin 1961, ai u vendos në Paris, ku i kushtoi mbi 30 vjet kërkimeve shkencore mbi enigmën e prejardhjes dhe përkatësisë apo jo indoevropiane të gjuhës dhe kombit shqiptar.
Në vitin 2003, Aref Mati botoi në frëngjisht veprën “Albanie (Histoire et langue) ou l’incroyable odyssée d’un peuple préhellénique”, e cila u përkthye dhe u botua në shqip në vitin 2007 me titullin “Shqipëria (Historia dhe gjuha): Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” (Tiranë, Plejad, 608 fq.). Gjithashtu, ai është autor i studimit tjetër të rëndësishëm: “Greqia (Mikenasit = Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme” (Paris, 2004).
Ka edhe vepra te tjera te rendesishme.
2.
Amantia është një nga qytetet ilire më të rëndësishme, emri i të cilit pranishëm në pothuajse të gjitha burimet dokumentare dhe studimet që trajtojnë Ilirinë e Jugut. Ajo është dokumentuar dhe hulumtuar gjerësisht nga studiues e arkeologë, si të periudhave të hershme, ashtu edhe bashkëkohorë. Përveç peshës gjeografike dhe historike, Amantia përbën një dëshmi kyçe për autoktoninë dhe vazhdimësinë e ilirëve në Gadishullin Ballkanik.
Dëshmitë e ekzistencës së këtij qyteti ruhen ende përmes monumenteve të ngritura në lartësi që arrijnë deri në 680 m mbi nivelin e detit. E pozicionuar midis dy luginave lumore dhe e shtrirë përgjatë faqeve kodrinore, Amantia krijoi një profil të veçantë urbanistike. Banorët e saj ndërtuan godina banimi dhe komplekse publike të përshtatura me kërkesat e kohës, përfshirë akropolin e mbrojtur nga mure rrethuese.
Fortifikimi i qytetit kishte një gjatësi të përgjithshme prej 2200 metrash, ndërsa sipërfaqja e brendshme e mbrojtur ishte 500 metra e gjatë dhe 60 metra e gjerë. Muret shquhen për teknikën e tyre të lartë ndërtimore, ku spikat veçanërisht stili poligonal —një nga tiparet më specifike dhe të zhvilluara të arkitekturës ushtarake ilire në krahasim me qendrat e tjera të së njëjtës periudhë.
3.
Banorët e Amantisë zhvilluan një rrjet rrugor për komunikim, si dhe ndërtuan objekte kulti për ushtrimin e riteve fetare. Përshtatur me këtë infrastrukturë kultore, Tempulli i Afërditës ndodhet rreth 300 metra poshtë kalasë, i pozicionuar në një bregore të sheshtë.
Rreth origjinës dhe ardhjes së kultit të Afërditës ekzistojnë versione të ndryshme mitologjike. Mathieu Aref shqyrton variantin homerik, sipas të cilit ajo ishte bija e Zeusit dhe Diones, si dhe variantin tjetër që e paraqet atë të lindur nga shkuma e detit. Megjithatë, Aref nëgjeron se etimologjia e emrit të perëndeshës lidhet drejtpërdrejt me gjuhën shqipe: Afër-ditës (pranë ditës), që në një kuptim më të gjerë nënkupton “atë që është e bukur si dita apo agimi, ajo që shkëlqen si drita e diellit”. Amantinët e ngritën këtë tempull dhe zbrisnin nga kalaja apo nga banesat e vendosura në tarracat e kodrës drejt zonës së njohur sot si “Lëmi i Pecit”, për t’iu falur perëndeshës së bukurisë që lindte me agun e ditës. Po në këtë hapësirë gjenden edhe rrënojat e një kishe të periudhave më të vonshme, për të cilën të dhëna mjaft të sakta ka përcjellë edhe Hilë Mosi.
Në aspektin fortifikues, në një nga brinjët e kodrës ku pamja zotëron thellësisht terrenin përreth amantinët ndërtuan portën juglindore. Megjithëse në traditën gojore vendore kjo hapësirë shpesh interpretohet si një “portë e fshehtë” për të kaluar drejt stadiumit, në të vërtetë ajo përbënte një nga hyrjet kryesore të kalasë. Ky fortifikim i madh mendohet se ka pasur dy porta kryesore dhe dy kulla mbrojtëse në pjesën veriore.
4.
Përmendet për Amantian.
Ndërkaq duke parë këto të dhëna si dhe të tjera nuk mbetemi të befasuar aspak që edhe studiuesi Mathieu Aref në një libër voluminoz “Shqipëria…” e ka përmendur qytetin ilir Amantia në më të paktën mbi dy –deri në tre herë.Dhe kjo përmendje është dëshmi që plotëson dëshmitë e tjera,për të ringritur historinë e Amantisë,si ai murri gurë përmbi gurë. Duke mos u ndalur në analizën e librit,por vetëm tek përmendje për këtë qytetërim të hershëm.Mathieu në faqen 171 ,Antikiteti I Hershëm;Epoka e Hekurit.Duke filluar me vitin 1200,për të zbritur tek 650-450,që shpreh sipas Mathieu,qytetërimin I Hekurit të Vonshëm..Mathius shkruan:…Përdorimi I hekurit u përhap kudo në Europë.Ilirët janë trajtuar si pararendësit e këtij qytetërimi dhe nga koha 450-52 .Qytetërimi i hekurit II.Tena dhe më poshtë gjejmë* Amantia, Dyrrachion, Apolonia, Klos, Butrinti, Damastion, Phoinicë,Çuka….Të dhëna të kësaj natyre kanë sjellur edhe studiues të tjerë.Por Mathieu në një faqe më tej risjell sërish në skenë emrin e banorëve të Amantisë.Ja për çfarë flet në faqen 173…Prej shekullit VIII deri në pushtimin romak fiset thrako-ilire në Ballkan dhe në rajonet danubiane ishin të shumta në numër dhe më të rëndësishme ndaheshin gjeografikisht si më poshtë:Iliria e Veriut…..,zbresim tek *Iliria e Jugut(Mbretëriailire):Daorsët,Ardianët,Labeatët,Pirustët,Taulantët,Enkelët,Albanët,Penestët,Partinët,Bylonët,Amantët,Antitanët….”.Për Mathieu ,ky qytet ilir gjendet edhe në shqyrtimin që ai ka bërë në lidhje me përputhjet pellazge dhe thrako-ilire,ku sipas këtij autori të hasura në toponime të ndryshme etnonimi ose antroponime si dhe ngjashmëri të tjera gjuhësore në Evropë dhe në të gjithë pellgun mesdhetar…Të parën Mathieu sjell Amantia .*Amantia=qytet I Ilirisë në jug të Shqipërisë sotme.=qytet I Italisë(Brutium).
5..
Përmes këtyre trajtimeve të studiuesit Mathieu Aref, qyteti ilir i amantinëve merr një vlerë edhe më të madhe në kuadrin e historisë sonë të hershme në Ballkan. Informatat dhe zbulimet e reja studimore po i japin një dimension të ri kësaj trashëgimie, duke risjellë të vërtetën historike ashtu siç ka qenë në kohën e vet.
Këto teza po ndihmojnë në ndriçimin e faqeve të historisë që për shekuj me radhë janë mbuluar apo tjetërsuar. Edhe pse për shqiptarët e vërteta historike ka vonuar për shkak të rrethanave të ndryshme kohore, kërkimet e sotme shkencore po dëshmojnë se ajo nuk mund të harrohet, por zbardhet gradualisht me tërë forcën e fakteve.
Autori ka drejtuar parqet arkeologjike Amantia- Orik
Foto: G. Llojdia
Mathieu Aref në Orik
