Puna përkushtuese e kryeredaktorit të gazetës “Kushtrim Brezash”, z. Albert Zholi-Nga: Vera Tarifa

Nga: Vera Tarifa
Kryetare e Komitetit Kombëtar të OVP së LANÇ-it “Nderi i Kombit”

Albert Zholi po mbush dy vite në detyrën e kryeredaktorit të gazetës “Kushtrim Brezash”. Gjatë kësaj periudhe ai ka dëshmuar se është një profesionist serioz, korrekt dhe i përkushtuar ndaj punës. Është njeri që flet pak, dëgjon shumë dhe vepron me përgjegjësi e maturi. Në këto dy vite, me punën dhe përkushtimin e tij modest, niveli i gazetës është rritur ndjeshëm, si në përmbajtje, ashtu edhe në cilësi. Një nga arritjet më të rëndësishme është afrimi i rreth 25 profesorëve dhe personaliteteve të fushave të ndryshme, të cilët tashmë janë bërë pjesë e bashkëpunëtorëve të gazetës. Kjo i ka dhënë “Kushtrim Brezash” më shumë autoritet, larmi dhe nivel intelektual. Një tjetër arritje e rëndësishme është përmirësimi i ndjeshëm i gjuhës dhe drejtshkrimit. Gazeta sot publikohet me një standard shumë më të mirë gjuhësor dhe, krahasuar me dy vite më parë, ka marrë vlerësime të shumta pozitive edhe nga baza dhe lexuesit. Gazeta ka fituar gjithashtu një shpërndarje më të drejtë gjeografike të informacionit, duke sjellë shkrime, ngjarje dhe problematika nga jugu në veri të vendit, pa dallime dhe pa përjashtime. Nje tregues tjetër i rritjes së gazetës është edhe jehona që ajo ka fituar në mediat televizive kombëtare. Sot “Kushtrim Brezash” lexohet dhe ndiqet edhe në pesë televizione të njohura kombëtare: ABC Neës, Neës 24, TVSH, Ora Neës dhe A2 CNN. Ky është një tregues i rëndësishëm i rritjes së interesit për përmbajtjen e gazetës, për shkrimet e saj dhe për temat që ajo trajton. Prania e gazetës në vëmendjen e televizioneve kombëtare, tregon se puna editoriale e bërë gjatë këtyre dy viteve ka rritur ndjeshëm shikueshmërinë, ndikimin dhe autoritetin publik të “Kushtrim Brezash”.

Kontribut i drejtpërdrejtë në kursimin e fondeve të organizatës

Vlen të veçohet edhe kontributi i Albert Zholit në kursimin e shpenzimeve të organizatës. Me iniciativën e tij, gjatë këtyre dy viteve u shkurtua një vend pune dhe, si rezultat i kësaj mase, u kursyen rreth 120 mijë lekë të reja, ose 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë, gjatë gjashtë muajve të fundit, për shkak të ndryshimit të redaksisë, mënyrës së botimit të gazetës dhe rritjes së kostove të prodhimit, Albert Zholi ka përballuar i vetëm (punën e dy gazetarë  ve)   pjesën më  të konsiderueshme të punës së botimit, duke i kursyer organizatës edhe rreth 1 milion e 500 mijë lekë të vjetra. Në total, përmes këtyre kontributeve dhe masave të ndërmarra, arkës së organizatës i janë kursyer rreth 3 milionë lekë të vjetra, pa marrë Albert Zholi asnjë shpërblim për këtë kontribut. Ky është një tregues i qartë se ai nuk e sheh detyrën vetëm si një pozicion pune, por edhe si një përgjegjësi ndaj organizatës dhe gazetës. Duhet theksuar gjithashtu se, për shkak të ngarkesës së madhe në punë gjatë këtyre dy viteve, ai nuk ka marrë lejen e zakonshme vjetore, e cila nuk është kompensuar financiarisht.

Kontribut për aktivitetet shkencore të organizatës

Kontributi i Albert Zholit nuk është kufizuar vetëm te gazeta. Gjatë këtyre dy viteve, ai ka moderuar mbi 27 aktivitete të nivelit shkencor dhe kulturor të organizatës, pa marrë asnjë shpërblim për këtë punë.

Një zë i dashur për lexuesit

Pa diskutim, në këto dy vite Albert Zholi është bërë një nga zërat më të dallueshëm të “Kushtrim Brezash” dhe jo vetëm. Shkrimet e tij, me frymë të theksuar atdhetare, kanë gjetur vlerësim te lexuesit. Ai shkruan me bindje, me përgjegjësi dhe me një ndjenjë të fortë për historinë, kujtesën kombëtare dhe vlerat njerëzore. Një nga cilësitë e tij më të rëndësishme është marrëdhënia me njerëzit. Alberti i dëgjon të gjithë, i respekton të gjithë dhe përpiqet t’i mbështesë në nismat e tyre për botime dhe shkrime cilësore. Ai ka ditur të krijojë ura bashkëpunimi me autorë, profesorë, veteranë, pasardhës dhe personalitete të ndryshme. Njëkohësisht, ai e ka propoganduar punën e Organizatës në disa gazeta të tjera si gazeta “SOT”, “Dita”  “Labëria” apo në rrjetet sociale.

Vlerësimi

Në përfundim, puna e Albert Zholit gjatë këtyre dy viteve meriton vlerësim të veçantë. Ai ka kontribuar në rritjen e cilësisë së gazetës, në zgjerimin e rrethit të bashkëpunëtorëve, në përmirësimin e standardit gjuhësor, në shtrirjen gjeografike të informacionit, në rritjen e jehonës së gazetës në mediat kombëtare, në organizimin e veprimtarive të organizatës dhe në kursimin e konsiderueshëm të fondeve. Të gjitha këto janë bërë pa kërkuar shpërblime shtesë dhe me një përkushtim që ka shkuar përtej detyrës së tij zyrtare. Për këto arsye, si kryetare e organizatës, shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të sinqertë për punën, korrektësinë, përkushtimin dhe kontributin e Albert Zholit në drejtimin dhe zhvillimin e gazetës “Kushtrim Brezash”.