Kur ndihet mirë një femër?Albert Z. Zholi

Kur ndihet mirë një femër?
(Pas një interviste me një shkrimtare)

Albert Z. ZHOLI

Kur ndihet mirë një femër?
Kur dikush i thotë: „Je e bukur”?
Apo kur një shikim i dashur
i tregon sa shumë vlen?
Ndoshta ndihet më mirë
kur për të thuret një poezi,
kur emri i saj bëhet varg,
dhe buzëqeshja, një melodi.
Sepse një grua nuk kërkon gjithmonë
diamante, lule apo ar,
ndonjëherë do vetëm një zemër
që ta shohë përtej çdo fjalë.
Dhe kur dikush ulet e shkruan
për sytë, për shpirtin, për hijeshinë,
ajo e kupton se është bërë
frymëzim për përjetësinë…