Gjyshja ime e shtrenjtë-Veron Hoxhaj



Porositë e shtrenjta të gjyshes,
dhe koka mbi prehrin e saj,
dorën e ashpër si kreshta,
kur më ledhatonte flokët mbi ballë.

Gjithmonë e kujtoj në mërgim,
dhe lotët prej shpirtit më vijnë,
sytë lotojnë e nuk pushojnë,
kur aromën e gjyshes ma kujtojnë.

Nga prehri shikoja dy sytë e gjyshes,
bojë qielli, të ëmbël e të zjarrtë,
fjalët kur dilnin si xhevahire,
dhe lotët e mbledhur në mjekrën e saj.

Dhe unë, me dorën time të vogël,
ia fshija lotin kristal.
E pyesja: „Pse qan ti, nënoke?“
Nga malli se s’të kam pranë dy herë më djalë.

Nënokja e ëmbël e shpirtit,
gjyshja e jetës, aromë e ngrohtë,
kujtime të shpirtit më digjen,
kur vdekjen tënde e kujtoj çdo natë në mërgim .