“Gjuha” e një femre-Emi Krosi

Emi Krosi

“Gjuha” e një femre

E mësuar me letërsi femërore, por dhe me art femëror, përtej estetikës të fjalës letrare ku dominon një retorikë metaforiale, por me gra dhe vajza të kategorive të ndryshme, por jo aqsa të ndikojnë në mendimet dhe zgjedhjet e mia jetësore dhe personale, si një person që jetoj mes njerëzve dhe marr fitbekun ( kënaqësinë) e të qenit vetëvetja, ( dhe pse ka shumë urrejtje në rrjete sociale falë “revolucionit flamingo”) nga gra mbi 60 vjeçe, të pakënaqura nga jeta dhe të “shshtypura” shpirtërisht/ekonomikisht/profesionalisht, këto ditë fenomeni “Iris” ishte e tipit të komedisë shekspiriane: “shumë zhurmë për asgjë”!

Irisin e kam njohur si pedagoge në korridoret e Filologjikut ( tek gazetaria). Nuk kam arsye personale profesionale jo e jo, të them prof. Mjafton denoncimi i një femre që pretendon se “qenka dhunuar” dhe ka mbrojtur të tjera

” femra të dhunuara”. Deri këtu, hapsira personale dhe mendësia prej shqiptareje që dhe pse politikane e “përdorur” në politikë nuk vendos dot vetë, është mëse moderne. Por, skllavëruese kundër vullnetit maskilist të domimancës mashkullore, veçse kur ndryshojnë pamjen, se mendja është “flluskë sapuni” për të gjeneruar të ardhura përtej reterikës patetike të politikës në emër të grave (femrave).

Ajo u dhunua. Në fakt nuk kishte dhunë. Vetëm një revoltë e një gruaje tjetër, kundër padrejtësisë që mbart kjo grua tashmë deputete, ( por quk na përfaqëson mua jo e jo, por asnjërën prej nesh), mbart një negativitet dhe urrejtje për çdo grua tjetër që nuk mendon si ajo, dhe se qenka “mbrojtëse e grave të dhunuara”, nga burrat, apo nga lloji brenda ( nesh, pra grave), por ajo që u dhunua u mor me forcë a nuk ishte grua? Pra një grua kundër një gruaje tjetër! Histori e njohur tashmë “alla shqiptarçe”.

Normalisht, kur sot shumë femra nuk janë të lira në mendim, në qenie, janë të varura nga politika, familja, bashkëshortët, nuk kanë dhe nuk mund të kenë diçka të tyre, se përditshmëria i ka konsumuar aq shumë, saqë dhe vetë liria e tyre është një konsum super i lirë.

Dëgjoj shpesh femrat të thonë: jetoj për fëmijët. Por, dhe thënie të tilla: iku jeta ime, tani kam fëmijët! Kjo retorikë vetëvrasëse, ( e përjashtuar nga njohja e vetes, UNIT tënd, trupit, seksit, gjinisë) duke hedhur poshtë qenien tënde si femër, do të thotë se ti nuk je e përgjegjshme dhe për familjen. Ti ke dështuar si femër. E lodhur, e përulur, e demotivuar, e skllavëruar, e përjashtuar, çfarë mund t’i japësh familjes tënde, pikërisht fëmijëve?

Duhet filluar nga vetja. Nga vetënjohja. Nga motivimi. Dëshirat. Kufijtë e tu. Pikat e ngopjes dhe ato boshe. Të edukosh veten, me “grinjën” e një rebeleje të mospërjashtimit, mospërdorimit, që të besosh se fëmijët nuk janë një tullumbace e fryrë, plasi dhe iku. Ata, duhet çdo ditë të jesh në komunikim fizik dhe shpirtëror, për atë që nuk e je pregaditur dhe ke “dështuar” që në fillesë. Frustrimi dhe ngopja me të “keqen” nuk lë lë vend për “gropjen” me të mirën, me atë që duhet të jesh dhe të jesh mirënjohëse vetes tënde, kur mirënjohja është akti më i lartë sublim i respektit përtej vetes për të tjerët.

Kjo, më bëri të shkruaj ( jo si filozofe) por ashtu më erdhën mendimet teksa Irisi apo Iriset e llojit të saj kapardisen me veshje milionëshe të përdorura nga politika , aspak mirënjohëse për ata/ato që i besuan, mjafton që të kujdesen për luku-n e tyre, por “dhuna” e tyre ndaj femrave të tjerave fillon që nga kodi i veshjes. Pra, nuk është “dhunuar një deputete” ( pa vota) që përfaqëson paratë, por ajo çdo ditë dhunon mijëra gra që mendojnë ndryshe dhe që nuk nuk kanë tharmin e përuljes apo të përlyerjes politike totalisht të PËRDORURA. A nuk janë të dhunuara, këto femra, që nuk janë vetëvetja, por konkubina të shefit të tyre?

©Copyright EMI KROSI.