
![]()
JEMI NOTA
Jemi nota
të një partiture unike muzikore,
të një sinfonie pafund
që ushqen dashurinë
dhe jep ekuilibër e harmoni
në çdo kontras të Universit .
Gjithçka është melodi, energji,
dridhje shpirti,
në këtë të përjetshme
“tani” që është vetë JETA .
Vetëm duke ndjekur
rrahjet e zemrës,
duke dhënë dashuri pa kushte,
do të mund të ndjejmë
aromën e ekzistencës .
**********
Agostino Degas
Sjell në shqip M. Zegali Rustemi Marjana
#rustemimarjana #art #letersi #kulture