Ajo…Dori Camaj

Dori Camaj

Ajo,
lyente flokët
me hirin e letrave të djegura
të pa Zot…
Ai,
lidhte trasta faji
në brigjet që s’shtinin varka
në gji algash…
Ajo,
një natë që fshihet
në qilarë manastirësh
fole lakuriqësh..
Ai,
ecën nën shí
që bota të mos e shoh
tek mban mbi shpinë
varrin e pendimit…