Presim mesuesin tonë-Poezi nga  Panajot  Boli


 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poezi
Nga  Panajot  Boli

 
 
Presim mesuesin tonë
 
 
klasës sime kujdestari të gjimnazit të Qukës-Shkumbinit  kur nisa karierën –
 
Më prisni prapë…e prapë
Me ankthin e pritjes rreshtuar në oborr
Dikush fsheh  në sytë një lot
Ndonjera fsheh në dorë një luleborë
 
Korridoret shkulen nga gazi
Por klasa ime e mirë në oborr po vonon
Me sytë pa i hequr nga rruga
-Ja edhe pak,po presim mesuesin tonë
 
Eh, sa ëdrra ndamë bashkë
Duke çuçuritur harshëm si zogj në klasë
Dy fjalë Të duam mesue
Të pafshira ende kanë ngelur në derrasë
 
Shtatori trokiti përseri
Nxënësit e klasës sime më presin në prag
Mesues eja , na mori malli
Dhe unë nxitoj .. nxitoj të vij nga larg
 
E mblidhemi prapë si dikur
Në klasën tonë të mirë, të ngrohtën fole
Mbi bangat ulin skicat e jetës
E çdonjeri nga një copëz dashurie po le
 
Më prisni prapë.. e prapë
Me ankthin e pritjes, rreshtuar aty në oborr
Unë vij i rinuar si ditën e parë
Tashmë me një mall që më rendon në kraharor