
G.Llojdia
triptik
1.
Mësues Pilua…
Mësues Pilua ishte nga brumi i atyre burrave të urtë e hokatarë, ku ndershmëria bashkëjetonte natyrshëm me një sarkazëm të hollë prej mësuesi fshati. Atij i kishin ngarkuar dikur në kujdes inventarin e kabinetit me hartat e shkollës. Me rigorozitetin e një nëpunësi që do t’i ruajë gjërat nga sytë e botës, Pilua i kish futur në depo, i kish vënë drynin dhe, si për ta lënë historinë në qetësi të plotë, i kish fshirë nga kujtesa për një kohë të gjatë.
…
Pas ca kohësh,ndoshta vitesh.Një mësues i ri bëri ball.Ai kërkoi tutje- t‘hu për harta.Por harta, si gjeti gjëkundi.As në sallat e mësimit dhe as në sallën e mësuesve.Shkoi në drejtori dhe u tha se kishte një cop herë që po kërkonte hartat ,por si pa gjëkundi.
-I ka mësues Pilua ,pyet atë.-i thanë.
Kur mësuesi i ri iu drejtua për çelësat, Pilua i tha:
-I ke te depoja, aty i kam lënë.
Por sa u hap dera e mbyllur prej kohësh, në vend të mjeteve didaktike, u shfaq një pamje surreale.
Një familje minjsh flinte e qetë mbi ca copa letrash shumëngjyrëshe. Hartat kishin bërë rrugë tjetër.Të prodhuara dikur dhe të ngjitura me një lloj zamke të ëmbël, ato ishin bërë ushqimi më i preferuar i brejtësve.U mblodhë drejtoria.
Nëndrejtori, gjithë seriozitet, lexoi procesverbalin: Mësues Pilua dënohet me dy rroga.Kjo për dëmtim të inventarit shkollor.Pilua, pa e prishur aspak qetësinë dhe me atë buzëqeshjen e fshehur pa drejtorinë në sy .
-Nuk e kuptova pse më dënoni -pyeti mësues Pilua
-Se more vesh- tha drejtori, minjtë kanë ngrënë hartat.
-Po mirë u tha mësues Pilua,pse mace jam unë të ruaj të ruaj minjtë.
Po deshi le të shtoj seksioni i arsimit një mace në organikë se su bë kiameti….
2.
E shtunë…
Në atë fshat aty pranë Qafës së Malit rruga bëhej çdo ditë, në mot të mirë me llofë e në shtrëngata dimërore.Ishin vitet e para të demokracisë.Dhe kur sytë dhe veshët e njerëzve ishin ngjitur pas të vetmit televizor kombëtar, duke u ushqyer me habere nga politika e çmendur, pak ekonomi, ndonjë dritare nga bota dhe sport. Mësimi bëhej edhe të shtunave, vetëm disa vite më vonë do të hiqej si ditë mësimi.Atë të premte në mbrëmje, ekrani i vogël i Televizionit Shtetëror bëri një gafë që do të bëhej histori. Në vend të datës së vërtetë, shkroi me germa të theksuara:
E shtunë, 16 prill 1991.
Në fakt duhet të shkruante:E premte 16 prill 1991.
…
Të nesermën,pra të shtunën u nisëm si çdo ditë për në shkollë.Bënim muhabet ngase politika kishte kapërcyer gjithshka.Ishim aq të përzier në debate sa nuk u vinin re nxënesit që zbrisnin tufa- tufa nga fshati poshtë për nga fusha.Shpesh ndodhte, që prindërit i merrnin për të ndihmuar në fushë.Kur arritëm te shkolla,dera ishte mbyllur.Edhe gardhi i jashtëm mbyllur.Pyetëm ku janë nxënësitdhe se nuk po vinte njeri.Pas ca çastesh roja i shkollës, erdhi gjithë nxitim.
-Po bjeri ziles se vajti ora 8.30.
-Po këta ku janë, pse spo duket as një nxënës .
-Përse se keni marr vesh -tha roja.
-Jo çfarë ka ngjarë?
-Bëni vete apo si -tha roja.
-Nuk e dini?
-Jo nuk e dim.
-Epo ju qofshi, që jeni- tha roja.
-Sot është e diel .Pse edhe të dielën do bëhet mësim!
-Sot është e shtunë .I thamë
-Po mirë ju nuk e ndiqni Tv shtetëror, që shkroi mbrëmë:
E shtunë 16 prill 1991.Dhe pas të shtunës,vjen e diela!
-Po e ndoqëm, por e shkroi gabim.
-E shkroi gabim.Po çfarë na duhet neve.Le ta mbajnë ata përgjegjësin. E shikoni të gjithë e kanë lexuar,sot është pushim. Prandaj s‘kanë ardhur në shkollë.
Mbetën të habitur.Dhe aty te cepi i shkollës dikush pyeti,rojen.
-Po nesër çfarë dite,është e diel apo e hënë?
-Do pyetur televizori- tha roja.
Nëse televizori thotë se është muaji korrik,atëherë duhet të fillojmë pushimet. Pyeti Azbiu.
-S’di gjë unë -tha roja- do e thotë televizori…
-Kush është televizori?
Atij i kemi besuar.Gjithë jetën atje i kemi pasur sytë. Ai është shteti,mësues…
3.
Ora e prishur…
Ato ditë shkolla dukej sikur ecte me ritmet e një sahati të prishur.Dhe ku koha nuk matej me akrepa. Ishte koha e pushimit të madh dhe po shijonim një rreze dielli në një qoshe të oborrit, të zhytur në bisedat e zakonshme. Minutat po kalonin pushimi, po zgjatej, dhe asnjë nxënës nuk po dukej në horizont.
-Ore, pse s’po bie zilja?
-Sikur u zgjat shumë ky pushim!
-Kush është derzhurni sot? – pyeti dikush mes nesh.
– Muini ishte sot derzhurn , u përgjigj njëri nga mësuesit.
Kërkuan rreth e qark,por shkolla kishte marrë një heshtje varri. Klasat ishin boshatisur. Në atë moment, nëndrejtori thirri rojen me ngut:
-Dëgjo i tha, ma sill një çikë, atë Muinin këtu!
-Ku ta gjej?
-Ku të jetë.
Roja u kthye.Vëllanë e tij e gjeta rrugës, – u përgjigj roja.
-Përse keni ikur nga shkolla para kohës?
– Mbaruam! – u përgjigj ai shkurt.
– Çfarë mbaruat, ore?Ju dy orë mësim bëtë!
-Epo kështu… na tha Muini, që kishte orën e drejtorit ,na e tregoi orën dhe ishte dymbëdhjetë e gjysmë. Morëm çantat dhe ikëm.Ajo ishte ora e drejtorit.Gabon vall ora e drejtorit?
Të nesërmen në mëngjes, para shkollës, nxorën Muinin.
-Muim çfarë i bëre orës.E pyeti drejtori.
Ai heshti.
-Asgjë.
-Si asgjë.
-Pse ora ishte 2 orë e gjysmë para?
-Ku ta di unë drejtor,ju ma dhatë.Ishte ora juaj.
-Ja dhe orën, njeriut ?
-Po ma pa Qenani, ai, që vërtitet rreth gjimazisteve.
-Qënke bërë me orë.Bjere këtu- më tha.Është e drejtorit.
Shumë e bukur qënka po punon shumë ngadalë. Kështu punojnë orët zvicerane.Seç i bëri . Dhe ma dha.
-Po ti çfarë bëre?
-Pash orën ishte 12 e gjysmë ,u thashë merrni çantat dhe ikni…