Në algoritmin e stërmadh të “vozitjes” në ujërat e rrjeteve sociale, emrin e Migel Flor e kam ndeshur më herët…Emi Krosi

Emi Krosi

MIGEL FLOR

Në arealin e vargjeshkrimimit, ka vargje që mbetin dhe bëhen poezi, siç ka dhe vargje që shkrihen si bora, sapo prekin tokën. Nuk është koha të gjykojmë vlerën sesi dhe sa dikush ai/ajo janë poetë (se poet është një fjalë që ka tjetër kumt emocional /gjuhësor) pavarësisht se në kategorinë e gjuhës shqipe është emër, por sot fatkeqësisht të gjithë quhen poetë/te. Në pamundësi të rrokim, çdo shkrues vargjesh, në algoritmin e stërmadh të “vozitjes” në ujërat e rrjeteve sociale, emrin e Migel Flor e kam ndeshur më herët. Por gjykimi për një poezi në facebook apo konkurset poetike është super i gabuar, sepse një poezi godet, por jo një libër. Libri është dokumet fjale të shkruar që mbetet. Libri endet vorbullave të kohës…

…dhe libri” Klithma e kukuvajkës“, një titull me një metaforë që në togfjalëshin e saj përmban:

a) klithmën e hipër/surrealitetit (ku njeriu është një makinë pa kohë),

b) kukuvajka metamorfoza e zogut të natës që vajton (me motive nga letërsia popullore/ përrallat),

c) kukuvajka shpend/zog mistik, ashtu si vetë “mistika” e vargjeve, ku vrullet e jetës dhe janë ciklone cikllopike, në kaosin e madh të jetës: nuk ka formë kaosi… thotë autorja. Por, në kontekst të vetë librit është një klithmë, për kohën/ njeriun/ dashurinë /natyrën /botën/ surrealitetin/ fjalën/poezinë/ të keqen/ të mirën/ mirënjohjen/ absurdin/ materialen/ gënjeshtrën/ boshin/ ekzistencializmin/ urrejtjen dhe shumë pak për njeriun e mirë, atë që akoma shtrin dorën e dashurisë dhe pyet: a je mirë? Përtej rebelimit të gruas poete, në vargjet: gdhihem e varfër por e lirë,/shpirt’pasur, dritë e paqe… A është pjesë e evolucionit  të shkrimit femëror në Shqipëri autorja? Koha do ta gjykojë. Përtej çdo kritike sado profesionale, apo dhe të qëllimshme (fatkeqësisht ka shumë të tilla), koha është gjykatësi më i mirë. Përfshirja e zërave të grave ka çuar në një kanun letrar më gjithëpërfshirës që pasqyron një gamë më të gjerë të përvojave njerëzore. Veprat e tyre demonstrojnë rëndësinë e zërave të ndryshëm në formësimin e kuptimit tonë të traditave letrare, që kanë ndikuar në mënyrën se si mësohet dhe studiohet historia letrare shqiptare e munguar (sidomos zërat letrarë femëror) të dekadave të fundit.

Libri ka një metaforë, ku vetë “prekja funksionale” e mendimit metaforial dallohen në çdo poezi, por sidomos në poezitë e shkurtra (njëstrofëshe) në vargjet: një dry mbyll frymën e yjeve. / Vetëm lutja e di vajin e qiejve (2026: 126). Janë shumë poezi me tituj që kanë ngarkesë metaforiale si disa tituj poezish p.sh: “Po mbjell një gozhdë mbi një yll”, “Hija e mekur”, “Aureola e gjijve”, “Puthja e kuqe”, “Muzë e etur ” etj. Autorja, prek qiellin, diellin, yjet, vizaton “ngjyrat e natës”, muzgjet, agimet, mjegullimet, malet, detet dhe përtej/detit ajo shkruan: deti i verës i rraskapitur brigjeve tëngryshkura (2026: 12) një gjetje, ku deti ” lodhet” nga “rrahja” dhe tundimi i njerëzores. Ndonjëherë ajo metamorfizon natyrën, ashtu si dhe Reshpja në lirikën e tij.

Poezia: “hije e mekur” apo vargu: në damarët e mesnatës ndryshket ky diell, një varg me ngarkesë metaforiale që të çon në një estetikë poetike vargore, që sot ndeshet pak ose aspak (përtej tundimit të vargjeshkruesve me metafora “pyka”).

Përmes zhbirimit në vargje, autorja përvetëson modele të shkrimit hermetik, (elemente të poezisë post/moderne), por tashmë realiteti poetiko-letrar troket në muret e “hipër/surrealizmit” në kaosin e çdo shoqërie ku jo vetëm “errësira poetike” por vetë  dimension i të panjohurës është një errësirë që poetja e “prek” me vargjet deri në kozmos, për të çliruar sa më shumë energji pozitive dhe mbërritur tek drita, përtej dimensioneve të frikës në muzgun e një pragdrite të tjetëllojshme si në vargjet: kur të ndryshket nata/e të ngopet së fjeturi…/prej saj/do të lined/një kukuvajë prej hekuri, nga poezia hermetike “Po mbjell një gozhdë mbi një yll”, ashtu si disa poezi hermetike të Zef Zorbës.Tematikat janë të shumta. Që nga frika, kaosi, dhimbja, vetmia, pabesia, ekzistencializmi, dashuria, e deri tek mjedisi dhe ambjentalizmi. Poezia, “Mare nostrum” (deti jonë) kuptojmë që përtejdetit, është mesazhi i mbrojtjes së natyrës, sidomos në errësirën e kohës tone, ku zemërimi i shoqërisë civile, çon mesazhe duke  çarë errësirën e informacioneve të “fshehura” të tjetërsimit të mjedisit tonë të përbashkët, jo vetëm duke e shitur, por duke vrarë gjallesat e natyrës që frymojnë aty në habitatin e tyre prej shekujsh, ku natyra shpërfaqet, përmes metaforave fantazmagorike: heshtje gojëshqyer./Hëna kafshon hirin e tokës/Pasqyra mbijnë mbi plagët e saj./Ajri ka veshur rrobat e dimrit dhe agimi nuk mbillet më si farë.. (2016: 55).

Letërsia e grave ka kontriubuar në biseda më të gjera rreth barazisë, drejtësisë dhe të drejtave të njeriut. Ndikimi i shkrimit të grave, shtrihet në inovacionin dhe zgjerimin e formave dhe zhanreve letrare. Poetet gra, kanë qenë në ballë të eksperimentimit me teknikat dhe zhanret narrative, në evolucionin e letërsisë si p.sh;

  • ripërcaktuese të strukturave të reja narrative,
  •  eksploruese të mënyrave të përfaqësimit të vetëdijes dhe identitetit gjinor dhe socio –

shoqëror, politiko-kulturor

  •  përmes kriticizmit të normave shoqërore,
  •  duke zgjeruar gjithashtu kufijtë e shprehjes letrare,
  •  perspektiva dhe teknika inovative të rrëfimit poetik
  • promovimi i zërave të ndryshëm përmes ndërthurjes së reales-surreales, ku normalisht

dashuria është pika e mbërritjes dhe fillesës jo vetëm e rikrijimit të njeriut (ashtu si tek eseja triptike “Mitra–Kërthiza–Menopauza”) përmes vargut: dashuria është reja e bardhë (2026: 109).

Përtej estetikës librore (të redaktuar dhe korrektuar), poetja ka një pasuri të madhe leksikore: metafora/krahasime/fjalëformime. Poezitë janë të çrregullta, pa një metrikë klasike.

  • Fjalëformimet: mesnatë/ patreguara/ rizgjim/ mbijetesës / nënshkruajnë/ arkëmor

krahëprera/ gjithfarëshe/ papavarrosura /përtejme/ drithërakëve/përqafuar/ nishtrohet/ ujëvarat/ vetveten/ dorëshkrime/gjithfarë/ gojëshqyer/ mosmirënjohja/ pesëqindlekëshe/ papërdorura/ buzëqeshje /pavëtëdishme /simetri/ pafjetur /përçart /dikurndaljes /autostradës /grykëderdhje/ mosreagimit/palindur/këmbëshpuar/lulehijesh/kokulur/pazëshme/ndërkaq/përthau/triumvirati/mbivendos/udhëkryqeve/ ujëvara /filigram/ përflakja/ agperëndime/stërmbesë/kukuvajkë/ mesdita/ përkundej/ marramendemi/përgjysëm/ çuditbërës /bashkëudhëtar/ gjakdredhja /menopauza/ shumëkush/ rilindje/përjetësie/trekëndëshi/melodramat/vetëkontrolli/gjysmëhëna/ pikëpyetje/ valëdet/ frymëmarrje/mirëmnduar/përkrundazi/pafalshme/pagjumësisë/ bashkëudhëtim/

mikrokirurgjie/ nënshtruar/ shpërblehet/shpërfillet.

  • Vargje me ngarkesë metaforike:

ora çdo natë ushqehet me zhavorr…./ kur të ndryshket nata/ deti i verës i rraskapitur brigjeve të ngryshkura/ në damarët e mesnatës ndryshket ky diell/ ta vrasë këtë ajër hermetik/ zogj të mallkuar kujtimesh/ qershia gjak nxjerr në oborre/ hëna kafshon hirin e tokës/ grisi këngët e akullit/ nata mpreh eshtrat e yjeve/ me sqepa në shkresat e dyllit/ era qëndis plagë me muline mjegulle/ pemët thithin etjen e natës/ me gishtin e palindur/ vetëm këmbëshpuar mund të kapësh yjet/ nga buzët e fryra të reve/gotën e mbushur të shiut/ kur malli të bëhet çengel/ mesdita e hirtë lëkundej në zgrip/ vetmia ma plasariti gotën.

  • Krahasime: puthja e kuqe/heshtje gojëshqyer/rrënojat e shpirtit/ qerpikët e natës/ simetri

e mjegullt /pejzazh i mugët/hëna verbër/ kilometra malli/buzët e reve/ kollitje bubullimash/ sëmundjen e horizontit/pajën e shpirtit / filigram hëne /fotonet e hirta.

  • Fjalët me vizë në mes: buzë-qershi/“zogës-qyqe”/besë-prerë/shami-bardhë/lebër-

çemër/lotët-qirinj/ foto-buzëqeshjes/ labe-çame/ njëri-tjetrin/ hije-rëndë.

Sëfundmi: një poete me (P) të madhe që konkuron dhe rri shumë mirë mes poeteve femra dhe të dekadave të kaluara por dhe të sotmet. Normalisht, ka dhe të meta, sepse vargu shkon në rritje dhe pjekje nga libri në libër, nga vargu në varg, nga fjala në fjalë. Por janë, fare të padukshme ato të meta. Se përvoja tashmë e ka “pjekur” vargun e saj. Vargu është i plotë. Metaforat e gjetura dhe të vendosura në formë të lirë dhe vetiu, pa u sforcuar, duke sjellë një poezi ku hermetizmi modelohet dhe përmes përshkrimeve të lirikave të saj.

Emri i poetes çame Migel Flor, i njohur tashmë për poezinë e saj post/modern, vjen me librin e saj të njëmbëdhjetë “Klithma e kukuvajkës”, të botuar nga shtëpia botuese “Ada”. Poetja është në linjën e poezisë femërore, që jeton prek kohësh si emigrante në Greqi. Në mjediset e Akademisë së Shkencave, autorja mes miqsh dhe lexuesve të saj, u promovua libri i saj i redaktuar nga Alfons Zeneli. Vetë redaktori u shpreh; se autorja është shumë e kujdeshme me përzgjedhjen e poezisë të shkruar me shkrim dore dhe të ruajtur në fletore të shtrira në vite.

Mënyra e sjelljes së poezisë me një kujdes të veçantë të stafit të shtëpisë botuese, me një bashkëpunim të gjatë përtej simbolikës së titullit, nuk është vetëm klithma e kukuvajkës, por dhe klithma e realitetit të shoqërisë shqiptare të përçarë dhe në dilema ekzistencialiste duke u përballur me vështirësitë e jetës dhe përditësisë.

Aktiviteti u moderua nga gazetari i njohur i radio Tiranës Agim Xheka, ku theksoi: se poezia e Migel Flor është një poezi e veçantë, ku spikat individualizmi i saj me një lirikë ku njeriu ka humbur dimensionin e njerëzores në botën globaliste.

Në promovin, kishte poetë dhe poete, por spikatën disa lexues të ardhur nga Gjirokastra dhe rrethet, enkas për të takuar autoren dhe marrë prej saj një autograf. Rreth vlerës së librit dhe estetikës poetike, referoi studiuesja dhe kritikja Emi Krosi që citoj:  Libri ka një metaforë, ku vetë “prekja funksionale” e mendimit metaforial dallohen në çdo poezi, por sidomos në poezitë e shkurtra (njëstrofëshe) në vargjet: një dry mbyll frymën e yjeve. / Vetëm lutja e di vajin e qiejve (2026: 126). Janë shumë poezi me tituj që kanë ngarkesë metaforiale si disa tituj poezish p.sh: “Po mbjell një gozhdë mbi një yll”, “Hija e mekur”, “Aureola e gjijve”, “Puthja e kuqe”, “Muzë e etur ” etj. Autorja, prek qiellin, diellin, yjet, vizaton “ngjyrat e natës”, muzgjet, agimet, mjegullimet, malet, detet dhe përtej/detit ajo shkruan: deti i verës i rraskapitur brigjeve tëngryshkura (2026: 12) një gjetje, ku deti ” lodhet” nga “rrahja” dhe tundimi i njerëzores. Ndonjëherë ajo metamorfizon natyrën, ashtu si dhe Reshpja në lirikën e tij.

Poezia: “hije e mekur” apo vargu: në damarët e mesnatës ndryshket ky diell, një varg me ngarkesë metaforiale që të çon në një estetikë poetike vargore, që sot ndeshet pak ose aspak (përtej tundimit të vargjeshkruesve me metafora “pyka”). Përmes zhbirimit në vargje, autorja përvetëson modele të shkrimit hermetik, (elemente të poezisë post/moderne), por tashmë realiteti poetiko-letrar troket në muret e “hipër/surrealizmit” në kaosin e çdo shoqërie ku jo vetëm “errësira poetike” por vetë  dimension i të panjohurës është një errësirë që poetja e “prek” me vargjet deri në kozmos, për të çliruar sa më shumë energji pozitive dhe mbërritur tek drita, përtej dimensioneve të frikës në muzgun e një pragdrite të tjetëllojshme si në vargjet: kur të ndryshket nata/e të ngopet së fjeturi…/prej saj/do të lined/një kukuvajë prej hekuri, nga poezia hermetike “Po mbjell një gozhdë mbi një yll”, ashtu si disa poezi hermetike të Zef Zorbës.

Në mbyllje të aktivitetit, autorja iu përgjigj disa pyetjeve të moderatorit në formë dialogu rreth poezisë dhe jetës së saj në emigrim, por dhe për verbin e saj të rrallë poetik. Duke iu uruar një rrugëtim të mbarë, drejt lexuesit. Presin librin e radhës nga poetja jonë çame Migel Flor.