Poeti dhe eseisti Kastriot Fetahu-Olimbi Dafa

Jo të gjithë kemi fatin të jemi në fokusin e mësueseve tona. Unë thjesht e kam këtë fat. Zysha ime e letërsisë, Olimbi Dafa, më kujton një thënie të bukur nga Ivan Weltom Fitzwater -“E ardhmja e botës është në klasën time sot.” –
Kështu ka punuar zysha me ne dhe ky është fati im, që sot jam edhe në penën e saj për gjithçka kam shkruar. Kur “ulem” të shkruaj diçka, në vemendjen time qëndron konstante edhe ideja se cila do të jetë përshtypja që do të induktoj te zysha?
Mjaft i bukur ky shkrim i saj për mua!
A e meritoj? Zyshat janë gjithmonë dorëlëshuara për ish-nxënësit e tyre.
I lumtur për çfarë lexova.
Borxhi ndaj zyshës është “sa një mal.”

POETI DHE ESEISTI KASTRIOT FETAHU

Kishte lexuar në klasën e shtatë një roman indian, pastaj “Si u kalit çeliku” të Nikollaj Ostrovskit e më tej shkollë të mesme lexonte Balzakun, Stendalin, Remarkun, Chehovin, Mopassanin, Cvajgun…
Si motiv jete kishte një shprehje të Balzakut nga romani “Shkëlqimi dhe mjerimi i kurtizaneve” dhe kjo ishte: “Në Parisin e asaj kohe të gjithë ishin të zënë me punë, sa edhe vet ngeja ishte e zënë me punë.”
Është nxënësi im dhe Balzakun ja kam shpjeguar unë nëorët e letërsisë. Ai shkëlqente në çdo lëndë dhe jo vetëm në letërsi.
Është Kastriot Fetahu që edhe ditëlindjen e ka në 7 Mars, në festën e Mësuesit.
Jeta e tij është sfidë e luftuar pambarimisht.
Pasi mbaroi shkollën e mesme të Teknikumit të Naftës, dega mekanike në ish-Qyteti Stalin sot Kuçovë, vazhdoi studimet në fakultetin e Gjeologji-Minierave ku u diplomua për inxhinier nafte dhe në vitin 1984 filloi punë në ndërmarjen e Shpim-Kërkimit për naftë e gaz në Kuçovë.
Me ndryshimin e sistemit zgjodhi rrugën e biznesit dhe midis të tjerash ndërtoi fabrikën e parë private në qytetin e lindjes, një fabrikë birre në vitin 1994.
Më pas shkon në Tiranë në vitin 1999 dhe në vitin 2019 emigron në SHBA ku jeton edhe sot, fillimisht në Chicago dhe në Boston.
Krijimtaria e tij letrare zhvillohet në dy faza.

E para i përket viteve të shkollës, nga e cila nuk ka asgje sot dhe faza e dytë është në Chicago dhe më tej.
Ka shkruar tregime, poezi, esse dhe vazhdon të shkruaj edhe sot. Temat që rrok janë për emigrantin, atdhedashurinë, tema sociale dhe lirika dashurie. Eset e tij janë të goditura dhe lexohen nga një rreth i gjerë lexuesish.
Ka botuar tre vëllime me poezi, i pari është “Momentum in memories” i dyti është vëllimi “Etyd i thyer.”dhe i treti “Mëngjezet e Bostonit”
Ka në plan të botoj edhe vëllime të tjera me poezi, të cilat i ka në arkivin e tij, një libër me esetë e tij si dhe mendon të shkruaj një roman, për të cilin kërkon ti përmbahet Franc Kafkës në thënien e tij -Historia doli nga unë si një lindje e vërtetë, e mbuluar me zhul dhe gjak.-
Në faqen e tij të facebook poston krijimet e tij të cilat lexohen dhe komentohen nga shumë lexues të tij, nga të cilët po citoj disa.
Në “Autointervistë” një ese për jetën e tij, shkrimtari dhe gazetari i njohur Xhevat Mustafa shkruan: “Rrëfim i sinqertë, i bukur artistikisht, edukativ dhe emancipues për nga mesazhet!
Përgëzime dhe respekte, miku im, Kastriot!”
Ndërsa profesoresha e psikologjisë, Alda Birçaj, po në “Autointervistë” shkruan: “Kastriot më bëre të besoj se njerëzit magjikë ekzistojnë. Ju jeni një nga ata. Ju arrini të futeni në botën tonë në pak sekonda…
Ju bëni atë që të tjerët nuk e kanë bërë dot për vite me radhë: zhytesh në universin tonë…!
Jeni paketë vlerash!”
Ndërsa në poezinë “Në Chicago bie shi” shkrimtari, poeti dhe gazetari i mirënjohur Agim Pipa komenton: “Stil ala Walt Withman. Shumë e bukur, mjeshtri që vjen nga talenti yt i spikatur i dashur Kastriot! Përgëzime të sinqerta!”
Në poezinë “Uverturë” bashkëpuntorja e artit të poetit Fetahu, artistia stiliste e kompanive më prestigjioze të Italisë, shkruan: -Si një kompozim muzikor me ritme zemre më erdhën vargjet e kësaj poezie. Mikja jonë Ëngjëllushe Alla e ka qëndisur poezinë me fijet e zërit të saj plot ndjenjë dhe ngrohtësi duke shkrirë akujt e zemrës.
Jeta e grisur si një zarf i vjetër pret renë e bardhë si mesazh shprese dhe dashurie në një uverturë që zgjohet partiturave të djegura. Përtej saj është universi shpirtëror poetik, si fole e asaj reje të bardhë.
E bukur shumë miqtë e mi!”
Një nga poezitë e tij të para është “Emigranti” e cila është interpretuar midis të tjetash nga dy aktorë profesionistë, Leka Sefla dhe Ilir Borova dhe është parë e dëgjuar nga rreth 70 mijë lexues.
Nga poezitë më të bukura është edhe një katërvargësh kushtuar Nënës, që është interpretuar nga aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu. Kjo poezi vijon më poshtë…

Të gjithë shkruan për Nënat e tyre,
unë s’kisha laps, nuk shkrova dot,
ulur i pafuqishëm diku në natyrë,
qava me mall, Nënë, shkrova me lotë.

Poeti dhe eseisti Kastriot Fetahu vazhdon të shkruaj edhe sot në një moto të tij personale -Është e rrezikshme të thuash të vërteta në një botë të pavërtetash.
–
Liria për të është gjëja më e shtrenjtë dhe pa atë nuk do të shkruante asnjëherë.

Është poeti Kastriot Fetahu , i cili ka shkruar me nje tematike të gjërë dhe të larmishme. Ai shkruan në poezi dhe në prozë . Ndër botimet e tij në poezi përmëndim: “ Një baba pa vajza “, “Kord”, “ Avioni pa krahe”, “ Sonet”, “ Alogtam”, “Vetmi brigjesh”, “ Virgjilje”, “Epilog “, “Zërii i arratisur”,”Prag”, “Qelli në qiell”, “Meteor”, “Ja pse nuk dashurova një poete “,
“Pa frymë”, “Shtëpia në fshat”,”Akullnaja e djegur”,
“Dhimbja e ndryshuar”.
Ndërsa botimet në prozë përmëndim esetë:
“Auto intervista”,”Këngët e rinisë”dhe “Fije bari”,
“Askush”, “Emigranti”, “Unë emigranti”, “Këtë mekë të
Perendimit”, “Njerëz të trazuar”, “ Liria dhe poezia”,
“ Portreti i medias poetike”, “ Cili doqoftë ai”,Nuk
shkëmbehet OSA me politikën”, “Refleksion për
Cikagon”,”Pelegrini per Sami Mulajn , i cili e përgëzon.

Per këtë punë krostive stubstanciale poetike , publicistiko- estetike dhe kritiko- letrare. Shkrimin e Kastriotit thotë akademiku. shkrimtari, kritiku, studiusi Robert Martiko e plotëson dhe poema ime që titullohet : E ke emrin poet , shkruar enkas per Kastriotin dhe e analizuar me nje zbërthim artistik të mrekullueshëm nga vet Roberti , te cilën e ka futur dhe ne librin e tij me poezi të autorëve të tjerë të titulluar : “ Kur toka flet me qiellin”
Per këtë poemë Kastrioti shprehet : “Kur të vlerëson
një njeri i mirë e është kënaqësi, po
Kur të vlerëson zysh Olimbi Dafa , për mua është një
superkenaqesi” !
Ndersa mikja e tij Valentina Muka shprehet: Të shkruash për poetin deminsional Kastriot Fetaun në tematikat e krijimeve të tij , si në poezi dhe eset e ndryshme , që na mbërthejnë e na japin emocione, është e vështirë zysh Oli, vetëm ju zysha e letërsisë apo kritik të artit mund ta përshkruajnë e komentojnë si duhet këtë poet classy
do ta quaja Pra ashtu sic është gjërësia apo thellësia e krijimit letrar, filozofik apo human, ashtu dhe tek lexuesit krijojne nje det me dallgë ndjenjash, herë të qeta, te ngrohta, apo dhe shterngatash,
Eshtë poeti më i preferuar, më i ndjekur, për vite me radhë për mua .
Poetesha e psikologjise Alda Bircaj shkruan se në krijimet e tij magjia egziston. Mëse e vërtetë. Kur lexon poezit dhe eset e Kastriotit, unë do ta
krahasoja me ekspozitën e mrekullueshme të larmishme e plot dritë e ngjyra të pikturave klasike të
Vaughn Gough.

Poetit duhet ti jepet mundësia të jetë më i cfaqur , i indentifikuar si personalitet në letersin e sotme shqiptare.
Talenti , tematikat e larmishme që zgjedh , edhe shtjellimi i tyre letrar , filozofik, historik, mandej se dashur pa dashur i jep një kthesë të rëndesishme në hapsirë e ne kohë letërsisë së kohës.
Duke u magjepsur në këtë det krijimesh, unë me kënaqësi kam përkthyer krijimet
e tij, sepse duhet te lexojnë dhe më tej se shqiptarët , ato duhet të bëhen të njohura në botë , dhe në këtë mënyrë njohja e tyre në gjithë botën , është në ndein e letërsisë së sotme shqiptare.Ju faleminderit zysh Oli që na e solle këtë shkrim për nxënesin tënd dhe mikun tim Kastriotin përfundon komentin e saj Valentina .
Ky është Kastriot Fetahu , i cili fal talentit të tij dhe gjithë veprimtarisë letrare që po shkëlqenë , është pozicionuar ne Shoqërin Vatra ne Boston ,ku punon me përkushtim .