Prit pak unë vetëm po shkruaj-Judita Dedi

𝗣𝗥𝗜𝗧 𝗣𝗔𝗞… 𝗨𝗡Ë 𝗩𝗘𝗧Ë𝗠 𝗣𝗢 𝗦𝗛𝗞𝗥𝗨𝗔𝗝!

Ka një zakon interesant… lexojmë një poezi apo një tregim dhe menjëherë na shkon mendja te autori.

Kujt ia ke kushtuar?

Çfarë të ka ndodhur?

Mos u mërzit…

O njerëz, jo çdo gjë që shkruajmë na ka ndodhur neve..

Sepse kështu, pak nga pak, po druhemi edhe të shprehemi… se mos dikush na merr fjalët si rrëfim personal dhe fillon të na gjykojë

Një autor duhet të jetë i lirë të shkruajë për dashurinë, ndarjen, dhimbjen, tradhtinë, mallin, gëzimin… edhe kur asnjëra prej tyre nuk është historia e tij…

Se po të shkruanim vetëm ato që na kanë ndodhur neve, do të ishim shumë të varfër si autorë…

Ndonjëherë thjesht të vjen një ide.

Ndonjëherë të frymëzon një njeri që ke parë diku.

Ndonjëherë dëgjon një histori dhe të mbetet në mendje…

Dhe pastaj ulesh e shkruan.

Dhe pastaj vjen gjykimi…

Mos u dorëzo..

Mbaje veten..

Do kalojë..

Ndërkohë autori, me kafenë në dorë, po mendon..

O Zot, unë thjesht po shkruaja një tregim..

Prandaj, para se të na jepni këshilla për jetën, shikoni edhe një herë titullin..

Tregim.

Poezi…

Krijim..

Sepse jo çdo lot në poezi .. ka dalë nga sytë e autorit…

dhe jo çdo dhimbje që shkruhet është dhimbje që po jetohet….

Ndonjëherë është thjesht imagjinatë që di të duket shumë e vërtetë…

Dhe ndoshta, në vend që të pyesim

çfarë të ka ndodhur?..

mund të themi thjesht..

Sa bukur e ke shkruar….

Ju Di