Pasqyra e zemrës-Avni Neziri

Avni Neziri



Pasqyra e tregon të vërtetën
Ç‘thonë sytë e tu, nuk e di
Pëshpëritë teni i fytyrës
Por jo, ç‘fsheh zemra në gji.

Me at buzëqeshje të sinqertë
Çfarë nuk thanë, buzët e tua
Fshehin dashurinë në heshtje
Apo tregojnë, sa shumë të dua.

Pasqyra tregon të vërtetën
Por a thua flet gjuhën e shpirtit
E zemra tërë at gëzim, ku ta shpie
Kur sytë më pikojnë lot dashurie.

Unë nuk bëhem pre e dyshimit
Nuk pyes më heshtjen për sytë e tu
Si dallgë deti, tundë varkën e lundrimit
S’fsheh dashurinë as lotët e gëzimit.