

ÇANO NORA:HISTORIA E VAJZËS LIBOHOVITE ,SABIHA KASIMATI,EDHE PSE STUDIOI NË UNIVERSITETIN E TORINOS DHE U BË SHKENCËTARE,PËR PUSHKATIMIN E SAJ FIRMOSI ENVER HOXHA,MEHMET SHEHU DHE KADRI HAZBIU
* SI E AKUZUAN SABIHANË DHE 21 INTELEKTUALË TË TJERË PËR HEDHJEN E BOMBËS NË OBORRIN E AMBASADËS SOVJETIKE,AKUZË QË S’U VËRTETUA ASNJËHERË.
* SI I DËNUAN ME PUSHKATIM DHE I HODHËN NË NJË GROPË TË PËRBASHKËT TË 22 INTELEKTUALËT,PA URDHËR TË PROKURORIT DHE PA VENDIM GJYQËSOR
* SABIHA KASIMATI PËRBALLË ENVERIT,SHOKUT TË KLASËS NË INSTITUTIN E KORÇËS:”MOS I VRA INTELEKTUALËT!SHQIPËRIA DO TË MBETET PA NJERËZ TË DIJES”
* TRAKTORISTI QË BËNTE SHPYLLËZIMIN : TRUPIN E SABIHASË ENDE TË PA TRETUR,E TËRHOQI ZVARRË TRAKTORI DHE E RIVARROSËM PËRSËRI.
Nga Libohova e gurtë ,ku lindën të parët e Sebiha Kasimatit,do të bëhej e njohur edhe ajo si të parët e saj dhe do të udhëtonte shumë më larg se kufijtë e vëndlindjes së saj.Sabihaja u shkollua ,u formua si intelektuale,pedagoge dhe shkencëtare dhe arriti të fitonte një emër në botën e dijes.Por jeta e saj do të ndërpritej në mënyrën më tragjike.Ajo nuk pati kohë të gëzonte ato që kishte ndërtuar me dije ,me punë dhe përkushtim.Në vitet e para të regjimit komunist ,fati i saj u përplas me politikën dhe, në shkurt të vitit 1951 ,Sabiha Kasimati u ekzekutua së bashku me viktima të masakrës së 26 shkurtit,pa kaluar më parë në një proçes të rregullt gjyqësor.
Një vajzë libohovite që kishte zgjedhur librin ,shkencën dhe dijen ,u pëball kështu me plumbin e një kohe kur politika mund të vendoste edhe për jetën e njeriut.Historia e saj nuk ishte vetëm historia e një shkencëtareje : është edhe historia e një brezi intelektualësh që, në vënd të jetës dhe veprës,përfunduan përballë dhunës politike.Sot emri i Sabiha Kasimatit mbetet si një ngjarje e dhimbshme dhe e ndritur njëkohësisht:disa jetë u ndërprenë ,por dija dhe emri i tyre nuk u varrosën dot kurrë.Sabiha Kasimati,vajza libohovite që u bë shkencëtarja e njohur ,por që regjimi i mori jetën me pushkatim pa gjyq,vjen sot për ju nëpërmjet këtij shkrimi enkas për gazetën “Telegraf”.
SABIHA KASIMATI,SHKENCËTARJA LIBOHOVITE QË NUK U MPOSHT NGA DIKTATURA
Ky është një shkrim për Sebiha Kasimatin,jo vetëm me dokumente,por letrar,duke vendosur në qëndër njeriun dhe shkencëtaren ,jo vetëm tragjedinë e vitit 1951.Një saktësim i rëndësishëm :burimet institucionale e dokumentojnë pushkatimin e saj pa gjyq pas ngjarjes së Ambasadës Sovjetike.Në bangat e Liceut të Korçës ,te Universiteti i Torinos ,nga studimet për pasuritë biologjike të Shqipërisë ,te pushkatimi pa gjyq në 26 shkurt 1951.Historia e një gruaje që ia kushtoi jetën dijes dhe u vra në moshën 38 – vjeçare.
Ka figura që historia nuk arrin t’i harrojë ,edhe kur mbi emrin e tyre vendosen vite heshtjeje.Njera prej tyre është Sabiha Kasimati,vajza e një familjeje me origjinë nga Libohova ,e cila u bë një nga emrat më të rëndësishëm të shkencës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të 20 – të.Sabihaja lindi në 15 shtator 1912,në Edrene të Turqisë ,në familjen e doktor Abdurrahman Kasimatit.Në vitin 1927 familja e saj u kthye në vënd të vet dhe pikërisht në qytetin e Korçës.Aty ajo vazhdoi studimet në Liceun Francez ,ku dhe u dallua mes të tjerëve për arritjet e larta të saj dhe duke hapur një rrugë të pazakontë për një vajzë shqiptare të asaj kohe.
Po Korça ishte vetëm fillimi.
Në vitin 1936 ajo fitoi bursë nga shteti për të vazhduar studimet në Itali.U regjistrua në Fakultetin e Shkencave Biologjike të Universitetit të Torinos.Në Torino,Sabihaja nuk ishte thjeshtë një studente shqiptare jashtë vëndit .Ajo iu përkushtua kërkimit shkencor dhe mori doktoraturën me një studim mbi faunën e peshqve të ujrave të ëmbël të vëndit tonë,duke sjellë në shkencën shqiptare një fushë që deri atëherë ishte shumë pak e studiuar.Pas kthimit në Atdhe ,ajo filloi të punojë në vëndin e të parëve të saj,përfund malit të Buretos,në qytetin e Libohovës.Punoi fillimisht si mësuese dhe më pas iu përkushtua kërkimit shkencor.Në vitin 1943 ,Sabihaja paraqiti projektin për krijimin e një koleksioni zoologjik ,një bibliotek shkencore dhe një laborator për kërkime mikroskopike.Në shkurt të atij viti ,Instituti Mbretëror i Studimeve Shqiptare vendosi të krijonte një muze të shkencave dhe për ngritjen e tij caktoi Sabihanë.Kjo ishte një nga arsyet pse emri i saj nuk duhet kujtuar vetëm për mënyrën tragjike se si përfundoi jeta e saj.Ajo ishte një ndërtuese e shkencës shqiptare .Pas vitit 1946 vazhdoi punën si kërkuese në Institutin e Studimeve .Në botimet shkencore të asaj kohe ajo la artikuj dhe materiale që lidhen me biologjinë dhe faunën e vëndit tonë .
Pastaj erdhi viti 1951.
PËR BOMBËN QË SHPËRTHEU NË TERRITORIN E AMBASADËS SOVJETIKE NË TIRANË,AKUZUAN DHE ARRESTUAN SABIHA KASIMATIN DHE NJËZET E NJË INTELEKTUALË TË TJERË.
Në 19 shkurt të atij viti ,një bombë shpërtheu në territorin e Ambasadës Sovjetike në Tiranë .Ajo ngjarje u përdor nga regjimi komunist për t’i hapur rrugën një vale arrestimesh dhe presioni ndaj intelektualëve.Sabiha Kasimati u arrestua në 20 shkurt.Pesë ditë më pas ,në mesnatën e 26 shkurtit 1951 ,22 të arrestuar u ekzekutuan pranë Urës së Beshirit.Midis tyre ishte edhe Sabihaja.,e vetmja grua në atë grup.Në dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit ,flitet se viktimat u pushkatuan pa prokuror ,pa gjyq dhe pa proçes të rregullt gjyqësor.
Sabihaja ishte vetëm 38 – vjeçe.
Jeta e saj u ndërpre në një moshë kur një shkencëtare do të duhej të ishte në kulmin e punës së saj .Ajo nuk pati kohë të përfundonte studimet që kishte nisur ,të botonte librat që dëshironte ajo dhe t’u përcillte brezave përvojën e fituar në laboratoret europiane.
Për dekada emri i saj mbeti i mbuluar nga heshtja.
Por historia u kthye te Sabiha Kasimati.
Në vitin 1991 ,Gjykata e Lartë shpalli të pafajshëm 22 të ekzekutuarit e vitit 1951.Në vitin 1953 u gjet vëndi i ekzekutimit dhe u bë zhvarrosja dhe rivarrim i tyre.Në vitin 2011 ,grupi i 22 intelektualëve u nderua me urdhërin “Nderi i Kombit”.
Edhe shkenca shqiptare e riktheu Sabihanë aty ku i takonte.
Në vitin 2018 ,Muzeu i Shkencave të Natyrës në Tiranë mori emrin “Saabiha Kasimati”,ndërsa në hyrje të muzeut u vendos edhe një kënd kushtuar jetës së vajzës libohovite.Sot nuk duhet të kujtojmë një viktimë të diktaturës,por duhet të kujtojmë një grua që në një kohë kur shumë dyer ishin të mbyllura për gratë,zgjodhi dijen : një studiuese që shkoi në Torino dhe u kthye në Shqipëri ,një biologe që deshi të njihte pasurinë natyrore të vëndit të saj,një intelektuale që ëndërroi laboratore,muze,biblioteka dhe kërkime shkencore .Mbi të gjitha duhet të kujtojmë Libohoviten Sabiha Kasimati,emri i së cilës sot del nga harresa e gjatë dhe kthehet në vëndin që meritonte në historinë e këtij vëndi.Diktatura mund t’ia ndërpriste jetën një shkencëtareje 38 – vjeçare ,por nuk mund t’a pushkatonte dijen që ajo kishte lënë pas.Ajo mbeti gjallë aty ku ajo kishte besuar gjithmonë: në shkencë,në histori dhe në emrin e saj.
MARDHËNIA ME ENVER HOXHËN DHE QËNDRIMI I SAJ NDAJ REGJIMIT VAJZA NGA LIBOHOVA PËRBALLË ENVERIT:” MOS I VRA INTELEKTUALËT!SHQIPËRIA DO TË MBETET PA NJERËZ TË DIJES!”
Sabiha Kasimati dhe Enver Hoxha ishin shokë klase në Liceun e Korçës.Por mardhënia e tyre ndryshoi rrënjësisht pas ardhjes së komunizmit në pushtet.
Në vitin 1950 ,Sabihaja konsiderohej nga regjimi komunist,si një intelektuale që,”as politikisht as ideologjikisht nuk kanë asgjë të përbashkët me ne” dhe që nuk mund të” edukohej ” apo ” korigjohej”.
Sipas familjarëve ,Sabihaja,kishte shkuar tek Enver Hoxha dhe e kishte kundërshtuar për eleminimin e intelektualëve.I ishte drejtuar Enverit,shokut e klasës në Liceun e Korçës:”Se po vriteshin intelektualët dhe e pyeste se me kë do të ndërtohej Shqipëria?” Dhe Enveri përgjigjej:”Ajo duhej të lexonte Marksin e Leninin dhe jo iluministët francezë”.
Sabihaja ndaj komunizmit kishte vetëm një qëndrim.Jo si gruaja që pranonte akuzën për terrorizëm ,por si një intelektuale që shprehej kundër sistemit komunist.Dhe për këtë ajo ndiqej nga forcat e Sigurimit të Shtetit,por kot e kishin se qëndrimi i saj ishte një dhe i pandryshuar.Kundër regjimit!
ARRESTIMI
Para se t’a arrestonin Sabihanë ,ajo vazhdonte të takohej me miq e kolegë që ishin goditur nga regjimi. Ajo kishte shkuar edhe në kampin e internimit në Jubë për të takuar disa prej tyre.Njeri nga miqtë e saj e vuri në dijeni që të ruhej nga Sigurimi i Shtetit.
Në 19 shkurt 1954 ndodhi shpërthimi në oborrin e Ambasadës Sovjetike në Tiranë.Të nesërmen ,në 20 shkurt,filluan arrestimet.Nisi rrebelimi i Shtetit kundër intelektualëve ku dhe Sabihaja ishte e survejuar prej tij.Për Sabihanë,bomba e 19 shkurtit nuk ishte si shkaku i vetëm për goditjen ndaj saj.Ajo ishte në mbykqyrjen e Sigurimit edhe më parë se të ndodhte kjo ngjarje.Këtu qëndron tragjedia:një grua që kishte studiuar jashtë shtetit,në Torino, që mund të kishte qëndruar në Europë dhe më pas ishte kthyer këtu për t’i shërbyer shkencës dhe vëndit të saj ,përfundoi në listat e atyre që regjimi i konsideronte të papajtueshëm me sistemin komunist.Në 26 shkurt 1951 ,vetëm gjashtë ditë pas arrestimit ,Sabiha Kasimatin e pushkatuan bashkë me 21 vet të tjerë.
KOHA NDONJËHERË ,DI TË BËJË DREJTËSINË QË NUK E BËRI HISTORIA
Emri i Sabiha Kasimatit nuk thuhet më me pëshpëritje.Ai është kthyer në muze,në libra, në dokumente,në vëmëndjen e shkencës shqiptare.Dhe mbi të gjitha ,është krhyer në Libohovë ,aty ku rrënjët e saj mbeten pjesë e historisë së një qyteti jugor i cili nuk i harron bijtë dhe bijat e veta.
Sabihaja nuk u kthye më në një laborator,por pas kaq vitesh ,ajo vazhdon të punojë në memorien tonë.Dhe ndoshta ky është triumfi më i heshtur i dijes mbi harresën.
NJË EMËR QË NUK E VRAU PLUMBI ..
Ndoshta atë natë të 26 shkurtit 1951 menduan se po i jepnin fund një jete .Menduan se një plumb do të mbyllte zërin e një gruaje që kishte guxuar të mendonte ndryshe ,të pyeste, të kundërshtonte me forcë .Por nuk e dinin se disa njerëz ,edhe kur bien ,nuk mbarojnë aty.Sabihaja mbeti në gjurmët e shkencës shqiptare ,në kërkimet për natyrën dhe pasuritë biologjike të vëndit ,në historinë dhe në fatin e saj tragjik.
Ajo mbeti edhe në Libohovë ,në atë vënd prej nga vinte edhe familja e saj,si një bijë që koha e largoi shumë herët ,por historia nuk mundi t’a largojë përgjithmonë.
Sot,pas kaq dekadash ,emri i saj tingëllon ndryshe! Jo si një emër i një të dënuare ,por si një emër i një shkencëtareje.Jo si një dosje e mbyllur ,por si një faqe e hapur e historisë.Sepse mund të pushkatosh një njeri ,mund ti heshtësh një zëri,mund të varrosësh një trup ,por nuk mund të pushkatosh dot dijen.Dhe Sabiha Kasimati mbeti pikërisht aty:në anën e dijes,përtej plumbit dhe përtej harresës.Nisi të shprehte pakënaqësinë ndaj regjimit dhe Enver Hoxhës.,shokun e saj të klasës në Liceun e Korçës.Kjo bëri që emri i saj të futej në listat .e zeza të Sigurimit të Shtetit si “kundërshtare e regjimit”Duke qenë se vajza libohovite kishte mbaruar atë lice bashkë me Enver Hoxhën dhe e njhte mirë ,i kërkoi një takim ,të cilit i tha:”Kam ardhur të të them se ti po vret gjithë intelektualët.Dua të të pyes se me cilët ke ndërmënd të ndërtosh Shqipërinë,me teneqexhinjtë apo me këpucarët?!”
Pas dy ditësh, Nako Spiru ,të cilin Sabihaja e kishte shok ,e thirri Sabihanë për një kafe dhe në bisedë e sipër i tha:”Sabiha,duhet të qepësh gojën ,jo me karficë,por me babushkë!”
Sabihaja nuk mendonte se i ishte qepur vdekja.Ajo kishte kurajon t’ia përplaste të vërtetën në sy Enver Hoxhës.Rifillimi i terrorit masiv në vitin 1951 mori edhe Sabihanë.Vendimi nuk u mor në sallën e gjyqit.,me pretekstin e hedhjes së një sasie të pakët dinamiti në oborrin e Ambasadës Sovjetike.Aty u thyen vetëm ca xhama. Kjo ndodhi në mbrëmjen e datës 19 shkurt 1951.
Me propozim të Mehmet Shehut ,ish ministër i Brendshëm ,u vendos të merreshin masa të rrepta.Nisën arrestimet.Pa urdhër arresti nga prokurori.Pa ndonjë vendim gjykate.Arrestimet u bënë mbi listat e vdekjes,të parapërgatitura nga Sigurimi i Shtetit.Sabihaja u arrestua në 20 shkurt 1951,me pretekstin e “bombës” në Ambasadën Sovjetike.Përbri emrit të saj ishte vënë një kryq ,që do të thoshte se ajo do të pushkatohej.Listat e atyre që do pushkatoheshin ,u bënë direkt nga Mehmet Shehu dhe zv ministri i tij,Kadri Hazbiu,i cili mbulonte direkt Sigurimin e Shtetit.Në listën e të pushkatuarve ,Enveri,shtoi edhe emrin e Sabiha Kasimatit,Reiz Selfos,Manush Peshkëpisë,të cilët ishin gjirokastrit dhe i njihte personalisht.Edhe Reiz Selfua e kishte kundërshtuar hapur njëherë Enverin,ashtu siç e kundërshtoi edhe Sabihaja dhe ai ua ktheu përgjigjen me pushkatim.
Të akuzuarit nuk kishin asnjë lidhje me njeri – tjetrin ,nuk ishin as pjestarë të ndonjë organizate kriminale.Përtej kësaj,asnjërit nuk i përmëndej emri në lidhje me hedhjen e bombës në Ambasadën Sovjetike,për arsyen që ata e arrestuan .E vranë Sabihanë.E vranë pa gjyq intekektualen,pedagogen,shkencëtaren ,demokraten e shquar, në mesnatën e 19 shkurtit të atij viti.I pushkatuan dhe i hodhën në një gropë të vetme pranë Urës së Beshirit.Britmat e Sabihasë i dëgjonin banorët e lagjes aty afër,gjersa ato u shuan një e nga një!
Ja si tregonte një traktorist me emrin Kadri:”Aty ku u varrosën të pushkatuarit dikur,nisën shpyllëzimet.Unë punoja në atë vënd.Më ra të fikët ,teksa pashë që traktori im kishte marrë me vete zvarrë një kufomë gruaje,të cilën e mbuluam përsëri.Ishte trupi i patretur ende i Sabiha Kasimatit”
KUR HESHTJA NUK E MPOSHTI DIJEN…
Në atë natë të ftohtë të shkurtit 1951,një grua 38 – vjeçare u nis drejt vdekjes ,por nuk mundën t’a çonin drejt harresës.Sabiha Kasimati nuk kishte armë në duar .Kishte libra ,kërkime shkencore dhe një mëndje ,që nuk pranoi të mbyllej brënda heshtjes.Ajo kishte ardhur nga Libohova nga një familje intelektuale,kishte kaluar nëpër bangat e Liceut të Korçës ,kishte studiuar në Torino dhe ishte kthyer në Shqipëri me ëndrrën për t’i dhënë vëndit të saj ato që kishte mësuar.Në vënd të laboratorit ,iu dha qelia,në vënd të një libri të përfunduar, një varr pa emër, në vënd të viteve që i takonin ,një natë e gjatë heshtjeje…