Liljana Furrxhiu

RADIOGRAFI
Në lagjen time ka shumë të pasur.
Siç thoshte im at ” Të krimbur në lekë!”
Nuk dinë, sa shtëpia kanë në kadastër,
shpërdorojnë kohën e marrin jetën lehtë.
Në lagjen time parfumet bëjnë paradë.
Makinat e shtrenjta venë e vijnë, si bletë.
Burrat dhe qentë, janë njëlloj, me stilatë,
femrat dhe macet sovatuar me krem.
Në lagjen time ka tipa të çuditshëm!
Unë jam e huaja. E varfra që punon shumë.
Pashportën greke e kam ëndërr të largët,
tjerë ëndrra netëve, n’mëngjes i flak në lumë.
Në krye të lagjes jeton zonja Marie.
Me vilë trekatëshe, pishinë … të ikën mendja.
Ka zogj shumëngjyrësh burgosur në kafaze,
i ushqen me arra të mos ju shterë kënga.
Në krahun e djathtë të shtëpisë time,
jeton zoti Niko me oborrin gjithë lule.
Ngrihet që pa gdhirë, t’i bëj buqetë së shoqes,
e bija e një bankieri, para saj përkulet.
Në lagjen time ka lluks e mistere.
Shtëpia ime është diku në cep.
E thjeshtë: me pishë, me kanarina, me gjëmbaç,
me ëndrra e zhgjëndrra që vargjeve nderen,
me durim Herkuli, qe mbremjeve veten vret.
Ne lagjen time ka pak te huaj.
Disa shqiptare e dy – tre kineze.
I buzeqeshim njeri – tjetrit pa thene asnje fjale.
Ata me makine lluksi, une cale – cale.
Ne lagjen time nuk shikon dot endrra.
Tregu i tyre shit – blihet me flori.
Ne te majte deputeti, ne te djathe mjeku,
perpara avokati, pas meje polici, ne mes une si mi…