
Nga Mentor Serjani
Ylli që bie mëngjezin,
Ai yll që bie mbrëmjen,
Qiellin flakë e ndezin,
Më shërojn’ më heqin dhëmbjen.
Shumë më pëlqen të rri ,
Në male të labërisë, Ne dafina, në lajthi,
Në prehër të madhështisë.
Nëna të dha hijeshinë,
Me qumështin mjalt’ të gjirit,
Bukurinë,bardhësinë ,
Freskin’ e lules së blirit.
Me shpirt si gurrë magjie,
Ç’bukuri Zoti të vuri,
Si zanë mitologjie,
Leshraverdha kallinj gruri.
Të kam në pëllëmb’ të dorës,
Në mes duarve të mija,
Të buta si flok’ i borës,
Të bukura vija – vija.
Të bardha si rreth’ i orës,
Lodron era nëpër male,
Rreth e rreth gushës e dorës,
Byzylikët me korale.