Agron Mema

RRUDHAT…
Nuk i mbulonte rudhat si metastaza,
Që ia kishin pushtuar shtatin:
-Këto janë femra të forta, të rralla,
Nuk merakosen shumë, pranojën fatin.
Që ia kishin pushtuar shtatin:
-Këto janë femra të forta, të rralla,
Nuk merakosen shumë, pranojën fatin.
E pranojën fatin me krenari,
Pa u bërë për rrudhat merak,
Ato njohin tjetër bukuri,
Atë që në shpirt rritet e hedh shtat.
Atë që nga shpirti buron nga sytë,
Dhe hapet në jetë si vullkan,
Ajo është si floriri
dhe s’ka të dytë.
Është e pafundme, e paanë.
Njeriun çfarë e zbukuron?
Kush e bën si hëna në yje?
Jo rrobat që çdo ditë ndërron,
Po kush qëndron brenda tyre…
Jo rrudhat që lëkurën mbulojnë,
Po shpirti që buron mirësi,
Rrudhat asgjë nuk ndryshojnë,
Dashuria të kthen në Perëndi.
Ndaj ajo grua s’behet merak,
Trishtimi tek ajo veçse tretet,
E dinte se dashuria më e lartë,
Është ajo që njeriu i jep vetes.
Veç mendonte zgjuar e në gjumë:
” Më e vështira në jetë ndonjëherë,
Vjen nga ata që dashuri u ke dhënë më shumë,
Po njerëzisht s’të kanë parë asnjëherë”
Ndaj vendosja e kufijve tek ata,
Është e domosdoshme veçanërisht,
Që të qëndrosh e fortë si një kala,
E bukur mbi gjithë bukuritë.
Çdo gjë vjen, ikën , tretet,
Një fjalë e urtë, e bukur thotë:
” Nuk ke pse të djegësh veten,
Për të mbajtur të tjerët ngrohtë…”
” Nuk ke pse të djegësh veten,
Për të mbajtur të tjerët ngrohtë…”
Agron MEMA. 06—10—2025