
.
Një ndërgjegje kombëtare e kthyer në art poetik- Vladimir Muca
Disa refleksione mbi librin poetik “Amaneti i një ëndërre” i Rauf Mukajt
“Amaneti i një ëndërre” një poematikë tjetërlloj në organizimin e sajë stilistik, vjen në letrat shqipe në kontekste të reja kohore, duke pasur si buranë shpirtërore poemën epiko-lirike të Naimit të Madh “Bagëti e bujqësia”. Një rilindje e re poematike në një kohë të re mbarëkombëtare.
Me strukturën e sajë të lirë dhe mozaike, kjo poematikë poetizon në mbarë hapsirën kombëtare idealizmën, atdhedashurinë, dëshirën për ta parë shqipërinë zonjë.
Përmes mozaikëve poetikë, në të gjithë trojet ku flitet shqip, kjo vepër luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen zgjuar të kujtesave historike, duke bërë zgjimin e vetëdijes atdhetare tek bashkëkombasit. Përmes vargjëve të shpenguara, siç i kanë dalë nga shpirti krijues, Rauf Mukaj vjen me një drejtim të veçantë poetik të epikës atdhetare, përmes metaforave, simbolëve, mbështetur në të thjeshtën artikuluese, me vlera e mesazhe, duke zgjeruar jo vetëm tematikën dhe problematikën, por edhe duke e kthyer fjalën e thjeshtë poetike në forcë shoqërore.
Poeti me këto vargje i këndon heroizmit, mallit, dashurisë për atdheun, krenaris kombëtare. Me personazhe historik si Skëndërbeu, Ismail Qemali, Isa Buletini, Adem Jashari, autori zbulon dhe të fshehtat e përbashkëta të një shpirti njerëzor, përmes meditimit për jetën e vdekjen për atdheun, bukurinë dhe dashurinë, qënien dhe mosqënien, frymën e panteizmit poetik dhe filozofinë e mbijetesës, si karakteristikë e kombit shqiptarë. Ndaj dhe ky libër, si amaneti i një ëndërre, me thjeshtësinë e interpretimit dhe të kuptuarit është një vepër e cila qëndron mbi madhështinë e të tjeshtës, frymëzuar dhe endur në gjergjefin e shpirtit krijues.
Në te i këndohet dashuris e mallit për atdheun, krenaris kombëtare, bukuris dhe ashpërsisë të natyrës, përmes një gjuhe të çpenguar metrikisht, por e ëmbël, plot këngëzim.
Ky libër vjen si një pasaportë vetanake mbi natyrën, marëdhëniet ndërshoqërore e shtetare, premovon unitetin kombëtarë e patriotik si një himn poetik.
Veçanërisht, krahas metaforave, simbolëve, anaforave, apostrofave të gjendura artistikisht si tek poematikat “Shqipëria ime” “Shqipëria jonë” “Lotët ju kane
pushtuar” “Vatra shqiptare” autori sjell similitudat mbi bazën e një folku popullorë, të marra nga madhështia e të thjeshtës jetësore. Motivi që e bën këtë produkt poetik të dashur për shumë kategori lexuesish është krenaria për vendin, krenaria e të qënit shqiptar. Me këtë autori shpreh një nga idealizmat më të qenësishme të kombit. Autori synon jo vetëm të ngjallë këtë ndjesi, por ta mbajë zgjuar në ndërgjegjen e kombit, duke premovuar vetëdijen, si bijë të një vendi me vlera, e cila pret shum nga bijt e sajë. Ndaj zëri i poetit buçet në poezinë “Shqipëria ime”:
“Shqipëria ime
Me ato burra që të bënë zonjë,
Dhe që të bënë nënë,
Do kishe ngelur sot e kësaj dite
E bukur, hijerëndë”
Është kënaqësi për lexuesin, që në artin e bukur poetik të premovohen poezi të tilla, në shprehi të thjeshta, të bukura, të zjarrta në përkushtim, me përmbajtjen si me qenë një Rilindje e Dytë Kombëtare.
Në këtë libër, rrebel në metrikë, ndërtuar në formatin e një mozaiku poetik, por me një përbashkësi në subjektivitet, autori na sjell diçka të re në konceptimin e tijë krijues. Dhe ajo që është më e rëndësishme është se ai prezantohet lexuesit në një kontekst të ri historik që po kalon kombi shqiptarë, zgjimin e një Rilindjeje të re Kombëtare, ku kudo flitet shqip, ndjenja e mëvehtësisë etnike e cila po prevalon mbi çdo ndjesi shoqërore. Autori rrugëton poetikisht përmes një amaneti të një ëndërre, ëndërrës të rilindasve në një rilindje të dytë, ku populli shqiptarë të jetë zot i fatëve të tijë kudo ku flitet shqip.
Fjala poetike e këtij libri përcjell tek lexuesi një tension të brendëshëm social, përmes një poezie që vjen direkt nga jeta e përditëshme. Replika poetike vjen si një dukuri e personslitetit krijues të Raufit, ku ndihet qartë ballafaqimi, përplasjet e qëndrimëve në marëdhëniet si brenda kombësisë dhe jasht sajë. Kjo në filozofinë dialektike presupozon zhvillimin shoqërorë, në këtë vend ku kanë kaluar 300 pushtime dhe janë bërë përplasjet e qytetërimëve, e kombi ynë ka mbijetuar falë vitalitetit të tijë. Jo më kot autori mitet dhe legjendat i sjell të jetësuara e jo të ngurtësuara, apo veshur me mjegullnajën e shekujve, siç është poezia “Presheva” një konceptim i bukur alegorik i trojeve shqiptare. Bukur e koncepton dhe metaforën e vatrës në poezinë “Vatra” ku autori me nëntekstin e sajë presupozon vatrën familjare, si një qelizë e shtetit e cila merr formën e etnitetit me dashurinë, mirëkuptimin, bashkërëndimin e problemëve social-ekonomike, si çerdhe e njeriut, ku epidemia e divorcëve, largimet nga familja, nga jetesa në komunitet, po e agravon shoqërinë e sotme shqiptare ku:
“Rreth vatrës të parët tanë mblidheshin,
Zgjidhnin hallet e fisëve shqiptare;
Në morte pinin duhan hidhërimi,
Në gëzime rakinë me filxhane.”
Jo pa qëllim në disa poezi nëpër vargje lexuesi merr dhe ndjesitë e ironisë dhe të sarkazmës, si mjete artistike, të cilat imbursojnë sharmin social në poezi, ku grotesku dhe kllouniteti i personazhëve vjen këndëshëm përmes një këndvështrimi autentik, përtej substancës kohore.
Në këtë prezantim Rauf Mukaj vjen para lexuesit si vetëvetja poetike, një poematikë që nuk ngjan me askënd, i përvetçëm në stilin e tijë.
Këtë ai e ka realizuar duke ju shmangur barierave metrike, me një vargëzim rrebel, larg fantazisë me një varg të lirë siç ja ka diktuar shpirti krijues. Çdo shprehi poetike dhe për lexuesin e thjeshtë është e kuptueshme dhe aherë kur autori trajton dhe filozofinë sociale, një poezi sociale aq shumë e pëlqyeshme nga masat popullore. E pëlqyeshme sepse autori gjurmëron në madhështinë e të thjeshtës poetike, duke sjellë përmes vargjëve këngëzimin e sajë, “Amanetin e një ëndre” një ndërgjegje kombëtare të kthyer në art.
Durrës Shtator 2026.