Tomi Buzi

Do largohem me vjeshtën..!
Ndoshta,
do të largohem me vjeshtën,
pa ndjesinë e frymëmarrjes tënde
Tingullin kumbues të zërit,
kur qeshnim..
apo fjalët:
”Asgjë në këtë botë s’na ndan”!
Unë po shkoj si përherë
në rugën time,
ashtu,
si kam shkuar gjithmon,
ti ,shko në rugën tënde
të përhime..
Mbështjell fortë në shpirt
” Egon ”!
E di ,
që pas meje do rendin syt e tu,
mbështjell në mjegullimën
e lotit ,
por s’do të kthehem kurr më
këtu..
si një lypsar’,
thëllimeve të motit !
Të tjera stinë do të vijnë
për mua,
do ju buzëqesh,
siç të buzëqesha edhe ty ,
edhe vjeshtëve të tjera
gjetherëzuar ..
do ju tregoj për mallin
që lash aty !
Po iki bashkë me vjeshtën
e dyt,
lamtumirën s do ta japë
asnjëherë,
më dërgo pendimin,
shkruar te syt,
ta ‘lexoj’ kur të kthehm..
ndoshta,
në pranverë !
Atëherë,
kur të ken çelur sythat e parë,
e gjethet
ende skanë bulëzuar,
nëse nuk vjen,
do ta dërgoj si i marrë..
deklaratën e haresës,
të ‘nënëshkruar’!..
Tomi Buzi.
04.10.2020.
Tomi Buzi.
