
LEFTER SHOMO
VAJZA DHE VJESHTA
Ja, po zhvishen dhe pemët
Si peizazh pas luftimit
Të topitjes mbajmë veshje
Pelerinën e dimrit.
Si peizazh pas luftimit
Të topitjes mbajmë veshje
Pelerinën e dimrit.
Poshtë shtruar gjethnajë
Si flokate qilimash
Veshje ngjyrash prej vajze
Bollëkmbushur kaçilat.
Mbi të vashëzës gjirin
Disa gjethe rrënohen
I kujtojnë ato ligjin
Se të lartmit rrëzohen.
Ja një gjethe pëllumb
Kur murlani e rreh
I strehohet në grusht
Një pusullkë i sjell.
Lëviz n’ ajer një gjethe
Që nga mezi i kërcellit
Që nga pamja e veset
Sa i ngjan harabelit.
Valëvitet një gjethe
I rri sipër te bluza
Si dhuratë e vjeshtës
Si një flutur me lulza.
Mban ajo refleksionet
Dhe të stinëve te tjera
Bukurinë ,emocionet
Ku shpërthen lule jeta.
Përreth mbushet natyra
Me nuancat e kohës
Vasha jonë ruan ngjyrat
Shpirtit roze të epokës.
Me nuancat e kohës
Vasha jonë ruan ngjyrat
Shpirtit roze të epokës.