Albert Habazaj

– kushtuar takimit me poetin lirik Hiqmet Mehmetaj dhe me shkrimtaren, skenaristen, regjisoren, bibliografen dhe studiuesen Nadire Buzo; Vlorë, 27 Qershor 2026 –
Jo shpesh, një minutë më ka rastisur
Të më duket sa një muaj a më shumë,
Midis miqsh poetë e pendëndritur
Midis Vlorës, librit dhe detit me shkumë.
Një minutë më ka rastisur, jo shpesh
Të më bëhen krejt pa kuptuar gati dy orë,
Me Lirikun e Vlorës e Kadarejanen të jesh’
Është një lulëzim kozmik i bukur në Vlorë.
90 minuta na fluturuan nëpër duar e fjalë
Si të ishin 9 minuta mbi valët mendimtare,
Na bëri Hirësia e Fjalës së Lartë
Si të barabartë në atë dritë fjale…
E përmendim sa herë ulemi vargjeveshur
Në kafen tonë të dashur buzëdetare,
Atë ditë qershori qetësisht të qeshur
Tek figurat na fluturonin mbi kreshta dallge…