Simbolika e fuqishme e boçes së pishës në punimet e dorës me grep
Teknika e punimeve me grep u zhvillua rreth shekullit 19.
Motive të pastra të punës me grep që datojnë direkt nga ilirët e lashtë nuk ekzistojnë , pasi grepi si vegël dhe teknikë thurrje u përhap më vonë në ballkan.Tradita e pasur shqiptare e punimeve me dorë ka trashëguar dhe përshtatur motivet gjeometrike dhe simbolet kultike ilire.
Siç janë:
• Rombi dhe zigzaget
Simbolizojnë strukturën dhe lëvizjen
• Vijat paralele
Simbolizojnë rrjedhën e ujit dhe jetës
• Motivi i diellit shfaqet në dy forma:
1.Ylli me tetë cepa ose Rozeta
I përhapur në punimet me grep ne zonën e Zadrimës dhe Shqipërisë së mesme.
2. Spiralja
Simbol i lashtë i lëvizjes së diellit dhe ciklit të jetës.
Motivi i boçes së pishës i njohur ndërkombëtarisht, është një nga dizanjet më klasike, elegante dhe më të përhapura në thurrjet e çentrove të tavolinave.
Ky model dallohet për formën e harkuar që zgjerohet dhe vjen duke u mbyllur në majë.
Boçja e pishës është një nga simbolet më të fuqishme dhe të vjetra të njerëzimit.
Shfaqet si një motiv gjeometrik me kuptim të thellë shpirtëror dhe mitologjik.
Simbolikat e saj:
• Jetëgjatësi
Boçja e pishës i bën ballë stuhive të dimrit.
Simbolizon forcën e brendshme, aftësinë për të mbijetuar dhe jetëgjatësi.
• Pjellori
Lindjen e jetës dhe bollëkut
• Mbrojtje dhe durim
Luspat e boçes së pishës hapen vetëm kur kushtet atmosferike janë të favorshme.
Simbolizon mbrojtjen e familjes dhe durimin.
• Ndriçimi shpirtëror dhe Syri i tretë
Për shkak të formës që ka boçen e pishës e lidhin me gjëndrën pineale në trurin e njeriut, e cila në kultura të ndryshme njihet si “Syri i tretë” ose “Selia e shpirtit”.
Simbolizon intuitën, zgjimin shpirtëror dhe vetëdijen e lartë.
• Harmonia gjeometrike,rregulli hyjnor
Struktura e luspave të boçes së pishës ndjek spiralen e Fibonaçit( Rregullin e artë të natyrës).Punimet me grep sjellin ndjesinë e përsosmërisë, harmonisë dhe rregullit kozmik.
Evis Kotte
Foto ilustruar dhe punuar Evis Kotte.
