Godo Mehmetaj

Një natë ,kisha mbetur vetëm
nën dritën e qiririt,
këndoja një këngë të vjetër,
më ngacmoi ndjenjat e shpirtit.
nën dritën e qiririt,
këndoja një këngë të vjetër,
më ngacmoi ndjenjat e shpirtit.
Gishtat luanin për mbi tela,
lot i ngrohët pikonte syrit,
dëshmitar një trëndafil,
fshehur faqeve të librit.
Ashtu kaluam atë natë
unë ,libri dhe kitara,
kënduam këngët e vjetra,
zëmra i kish te pandara.
Fshehur faqeve të librit,
trëndafili gjethe tharë,
me solli kohën rinore,
me kujtoi vitet më parë.
trëndafili gjethe tharë,
me solli kohën rinore,
me kujtoi vitet më parë.