Kënga e kalorësit-Federico García Lorca, përkthyer nga Irma Kurti



 

KËNGA E KALORËSIT
 
Kordoba.
E largët dhe e vetmuar.
 
Një kalë i zi, një hënë e madhe
dhe në çantën time pak ullinj.
Edhe pse i njoh rrugët mirë
Në Kordobë kurrë nuk do të arrij.
 
Përtej fushës, përmes erës,
kalë i zi, hënë e kuqe.
Vdekja po më vështron
nga kullat e Kordobës.
 
Oh, çfarë rruge e gjatë!
Oh, kali im i guximshëm!
Oh, vdekja po më pret,
para se të arrij në Kordobë!
 
Kordoba.
E largët dhe e vetmuar.
 
FEDERICO GARCÍA LORCA, 1898-1936, Spanjë
 
 
Statuja Federico García Lorca në Madrid
 
 
 
Nga projekti “Poetry without borders – “Poezia pa kufij” i Fondacionit Kulturor Ithaca në Spanjë drejtuar nga poeti, përkthyesi dhe botuesi i njohur i poezisë moderne ndërkombëtare Germain Droogenbroodt. Përkthyese për gjuhën shqipe është Irma Kurti.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
SONG OF THE HORSEMAN

Córdoba.
Distant and lonely.


A black horse, a big moon
and olives in my saddlebag.
Although I know the roads
I shall never reach Córdoba.


Across the plain, through the wind,
black horse, red moon.
Death is watching me
from the towers of Córdoba.


Oh, what a long road!
Oh, my brave horse!
Oh, death is waiting for me,
before I reach Córdoba!


Córdoba.
Distant and lonely.

Translation Germain Droogenbroodt

Federico García Lorca, 1898-1936, Spain
 
 
 
 
Statue of Federico García Lorca in Madrid


 
From the “Poetry without borders” project of the Ithaca Cultural Foundation in Spain, directed by the well-known international poet, translator, and publisher of modern poetry, Germain Droogenbroodt. The translator for the Albanian language is Irma Kurti.