Angelo de PASCALIS-Ti je e bukur-Sjell në shqip M Zegali Rustemi

TI JE E BUKUR

Ti je e bukur.
E jo, nga ky pak grim.
Je e bukur te çdo gjë që jeta të ka shënjuar,
në ëndrrat që mban zgjuar
e që akoma s’i kam zbuluar
E bukur çdo herë që të ka takuar ty,
por përpara në rradhë.
Për fjalët, më kot të shpenzuara
dhe për ato larg të kërkuara.
Për çdo lot të tharë
dhe për ata të fshehur natën,
nën dritën e hënës kumbare.
Për buzëqeshjen që ndjen,
vëmendjen që nuk gjen,
për emocionet që provon
dhe shpresën që gjallon.
Je thjeshtësisht e bukur,
si një lule e këputur shpejtë ,
si një dhuratë e ardhur beftë,
si një vështrim i rrëmbyer
o si një përqafim i përdëllyer.
Je e bukur
dhe s’ka rëndësi që bota ta njohë ,
je vërtetë e bukur,
por vetëm për atë di të të shohë .
**********
✒️Angelo de PASCALIS
©️Sjell në shqip M Zegali Rustemi Marjana
Titulli origjinal : ” Sei bella”

🎨Artists – Michael and Inessa GARMASH
#rustemimarjana #art #letersi #kulture